Flash

Nicole Kidman shfaqet në publik pas ndarjes nga Keith Urban

Lapsi.al 2 October 2025
Nicole Kidman shfaqet në publik pas ndarjes nga Keith Urban

Nicole Kidman u shfaq për herë të parë me motrën e saj Antonia, vetëm një ditë pasi depozitoi kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej 19 vitesh, këngëtari i muzikës country, Keith Urban.

Në fotografitë e siguruara nga Daily Mail, Kidman shihet gjatë një shëtitjeje  në Nashville, Tennessee. Kjo shëtitje ndodhi pranë shtëpisë prej 4 milionë dollarësh ku dikur jetonte me Urban.

Lidhja e tyre përfundoi pas një periudhe ndarjeje, me Kidman që kërkoi divorc duke përmendur “dallime të pakapërcyeshme”.  Sipas dokumenteve të divorcit, ata kanë rënë dakord për një plan prindërimi ku Kidman do të ketë kujdestarinë për 306 ditë në vit, ndërsa Urban për 59 ditë.

Burime pranë çiftit tregojnë se Urban mund të jetë duke takuar një grua tjetër, ndërsa Kidman ndjehet e tronditur dhe e tradhtuar.

Përveç mbështetjes nga motra, Nicole po bën edhe shumë biseda me mikeshën e saj të ngushtë, Naomi Watts, e cila e ka kaluar një ndarje të dhimbshme në publik.

Një burim i tha Daily Mail:

“Nicole ka biseduar shumë me Naomi për mënyrën se si duhet të përballojë këtë situatë. Naomi i ka dhënë këshilla të mençura, sepse ajo vetë ka kaluar diçka të ngjashme. Ajo i ka thënë të jetë sa më e sinqertë me publikun, të thotë gjithçka hapur dhe pastaj të ecë përpara.”

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI