Flash

Prestigjozja italiane artikull për atentatin mafioz ndaj biznesmenit në Tepelenë

Lapsi.al 2 October 2025
Prestigjozja italiane artikull për atentatin mafioz ndaj biznesmenit

Edoardo Sarchi, 44 vjeç, sipërmarrës në fushën e pasurive të paluajtshme, u vra të shtunën në Salari, në Tepelenë. Media italiane Corriere Della Sera, në një artikull të publikuar së fundmi shkruan se ka shumë boshllëqe përsa i përket zbardhjes së këtij atenati mafioz; gruaja e tij shqiptare, e cila zotëron aksione në kompani, zgjodhi që ai të varrosej pa autopsi, si edhe misteri i armës së vrasjes dhe tre shokëve të tij mbetet i pazgjidhur.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Shumë gjëra po thuhen për vdekjen e sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, në provincën e Varesës, i vrarë të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit pronar të një fabrike të konsoliduar në një vend me një zgjerim të jashtëzakonshëm urbanistik dhe imobiliar, Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe. Është e sigurt që ka qenë një vrasje, por, sipas asaj që mësohet nga Corriere, nuk ka munguar muri i lashtë i heshtjes lokale dhe një skenar për të hedhur hije, me disa figura të mëdha në sfond, edhe pse të paqartë, që e drejtojnë çështjen. Sipërmarrësi nuk është vrarë me armë zjarri.

E kanë rrahur brutalisht me shkop në kokë. Dhe personi që kërkohet nga policia nuk ka lidhje me ngjarjen. Ishin tre persona që atë ditë, në mëngjes, shoqëronin Sarchin. Ata, shokët e tij të biznesit, dhanë secili një version të ndryshëm, njëri tha që ishte një sulm nga një i panjohur — pra ai personi — që papritur doli duke mbajtur një armë në rrugën ku po udhëtonte grupi, në dy jeep, duke ndalur makinat dhe duke pasur nje reagim agresiv, një tjetër tregoi për një grindje që u përshkallëzua mes Sarchit dhe atij personi, që nuk ishte në këmbë, por në makinë, dhe kishte pasur një përplasje, e cila kishte degjeneruar në sulm, personi në arrati, sipas njoftimeve të fundit, është një 48 vjeçar dhe jeton në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja, rreth 200 kilometra larg kryeqytetit Tiranë, drejt jugut të Shqipërisë, një zonë e bukur, me male dhe fshatra të izoluar, me pamje të virgjër.

Një tjetër version, i nxjerrë apo i ndërtuar me qëllim, është se të tre së bashku me Sarchin ishin në një gjueti, dhe dikush, saktësisht kush, nuk dihet, kishte qëlluar gabim, dhe plumbi kishte goditur në kokë të ndjerin Sarchi, i cili vdiq menjëherë. Një aksident. Por nuk u gjetën gëzhoja. Sepse, siç u tha më parë, arma e vrasjes ishte një shkop. Rast i komplikuar ku zakonisht ekspertiza mjeko-ligjore jep elemente orientuese, jo gjithmonë vendimtare, por kjo nuk ndodhi.

Në orët pasuese, me dëshirën e gruas së Sarchit (e cila mban pjesë të mëdha në biznes), u mbajtën funeralet në mënyrë private dhe shumë shpejt. Pa një autopsi paraprake, pa procedurat e zakonshme dhe kërkesën e organeve hetimore për të analizuar trupin nga ekspertët. Hetimi, praktikisht, konsiderohet i mbyllur, ose të paktën hetuesit janë të orientuar të nxjerrin përfundimet e tyre. Personi në arrati kërkohet për vrasje, mbajtje të paligjshme të armëve dhe trafik droge, në shtëpinë e tij u gjetën pushkë gjuetie dhe fara kanabisi.

Shqipëria e vërtetë është një komb i ri, guximtar, punëtor, që përparon çdo ditë, investon dhe zhvillon turizmin, që kultivon lidhje të veçanta me qeverinë Meloni. Por ndonjëherë ngjarje të tilla të errëta e rikthejnë prapa, shumë prapa në kohë, e mbyll artikullin e saj Corriere.

Të këshilluara

'Dimër i parakohshëm' edhe në Kosovë

Mesnatën e kaluar, reshjet e borës kanë mbuluar disa qytete të Kosovës, duke sjellë kështu 'dimër të parakohshëm'. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, n...

09:22

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI