Flash

Vanessa Hudgens flet për marrëdhënien me Zac Efron

Lapsi.al 2 October 2025
Vanessa Hudgens flet për marrëdhënien me Zac Efron

Aktorja dhe këngëtarja Vanessa Hudgens ka bërë komente të rralla për romancën e saj të dikurshme me Zac Efron, të cilën e nisi gjatë xhirimeve të filmit të njohur të Disney Channel, High School Musical.

E ftuar në podkastin "Get Your Head in the Game", Hudgens, 35 vjeçe, foli për herë të parë pas shumë kohësh për lidhjen me Efron, 37 vjeç, me të cilin luante rolin e çiftit Gabriella Montez dhe Troy Bolton.

“Kishim një kimi të vërtetë,” – tha Hudgens, duke kujtuar audicionin e tyre të parë. “Kur e pashë për herë të parë, mendova: ‘Zoti im, është shumë simpatik.’”

Hudgens pranoi se lidhja e tyre jashtë ekranit i dha një shtysë të madhe performancës në film:

“Kjo ndihmon shumë, sidomos kur je i ri dhe gjithçka është e ëmbël dhe e pafajshme.”

Ajo dhe Efron ishin në një lidhje nga viti 2005 deri në vitin 2010, ndërsa vazhduan të luanin në të tre filmat e sagës High School Musical.

Pas ndarjes nga Efron, Hudgens nisi një marrëdhënie gati 9-vjeçare me aktorin Austin Butler. Pas ndarjes së tyre në vitin 2020, ajo filloi një lidhje me bejsbollistin Cole Tucker, me të cilin u martua në Meksikë në nëntor 2023. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë në korrik 2024 dhe së fundmi kanë njoftuar se janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ndërkohë, edhe vetë Zac Efron ka reaguar ndaj lajmeve për shtatzëninë e ish-të dashurës, duke thënë për Access Hollywood se Hudgens do të jetë një “nënë e mrekullueshme.”

Sa i përket jetës sentimentale të Efron, ai është lidhur ndër vite me disa emra të njohur si Michelle Rodriguez, Sami Miró dhe Halston Sage. Së fundmi, u përfol për një lidhje me aktoren Nina Dobrev, por ajo i mohoi thashethemet duke konfirmuar se janë vetëm miq.

Të këshilluara

Rita Ora fiton betejën ligjore me fqinjët

Rita Ora, ka marrë së fundmi miratimin për të ndërtuar një palestër në kopshtin e vilës së saj luksoze që ndodhet në Londër, me vlerë rreth 8.5 milionë euro. P...

14:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI