Flash

"Bën fushatë për Sara Milan"/ Gjykata pushon çështjen për Flamur Nokën

Lapsi.al 3 October 2025
"Bën fushatë për Sara Milan"/ Gjykata pushon

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pushuar çështjen për një denoncim për shpifje ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, ndaj të cilit kishte një kallëzim nga një gardian i burgut të Peqinit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pushoi çështjen për Nokën, i cili kishte përfshirë punonjësin e burgut të Peqinit Gjergji Vishkuli në një listë me punonjës që punonin për Sara Milan. Denoncimi ishte për "cenim të nderit dhe të personalitetit si dhe cenim të imazhit personal, profesional”, siç thuhet në vendimin e Gjykatës.

Gjeni shpjegimin pse burgu i Elbasanit votoi masivisht Sara Milan (DOKUMENTI)

Padia u bë nga një punonjës i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkuli, të cilin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzonte publikisht në grupin e policëve që sipas tij bënte fushatë më 11 maj për Partinë Socialiste. Burgu i Peqinit, tha Noka në denoncimin e tij, ishte kthyer në shtab fushate elektoral për kandidaten socialiste, Sara Mila.

Duhet thënë se Sara Mila mori 92 vota nga 103 të burgosur gjithsej në zgjedhjet e 11 majit.

Vendimi

“I dëmtuari akuzues Gjergji Vishkulli ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ 1. Deklarimin fajtor të të akuzuarëve Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k”, të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht;

2. Detyrimin e të paditurëve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cënimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cënimi i imazhit personal, profesional.

3. Detyrimin e të paditurëve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e adminsitruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 03.10.2025 vendosi:

Pushimin e gjykimit të çështjes me nr. Regj.Them. 97 datë regjistrimi 08.05.2025, që i përket palëve: I dëmtuar akuzues: Gjergj Vishkulli, I akuzuar: Flamur Noka dhe Shoqëria Tregtare “3 DS & AF Entertainment sh.p.k.”, me objekt: “-

Deklarimin fajtor të të akuzuarve të paditur për veprën penale të shpifjes së kryer botërisht.

Detyrimin e të paditurve për të dëmshpërblyer paditësin për dëmin jashtëkontraktor të pësuar nga cenimi i nderit dhe i personalitetit si dhe cenimi i imazhit personal, profesional.

-Detyrimin e të paditurve të akuzuar të përgënjeshtrojnë lajmin e publikuar në portalin e administruar nga ana e tyre me shpenzimet e veta nëpër të gjitha mediat kombëtare duke publikuar vendimin gjyqësor lidhur me objektin e kërkimit dhe arsyetimin e kryer nga gjykata”.”, për shkak të mosparaqitjes pa shkaqe të përligjura të palës së dëmtuar akuzuese.

Shpenzimet gjyqësore të kryera deri në këtë moment, i ngarkohen palës së dëmtuar akuzuese.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më datë 03.10.2025″.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI