Flash

Berisha komenton Çepanin, Hasimjan dhe Hackajn: Kandidati brenda javës!

Lapsi.al 3 October 2025
Berisha komenton Çepanin, Hasimjan dhe Hackajn: Kandidati brenda

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët në konferencën e mbajtur këtë të premte në lidhje me emrat që janë përmendur si kandidatë potencialë të opozitës për Bashkinë e Tiranës, përballë Ogerta Manastirliut të PS-së.

Berisha u shpreh se emrat e përfolur, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj, janë personalitete me vlera të veçanta, ndërsa sqaroi procesin që po ndjek Partia Demokratike për përzgjedhjen e kandidatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës.

Ai shtoi se brenda javës mund të jetë e mundur që opozita të dalë me një emër për kryetar bashkie në kryeqytet.

“Janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. PD, siç kam shpjeguar më parë, është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim. Do të jetë një kandidaturë politike e PD-së apo jo? Një kandidaturë e koalicionit apo jo? Një kandidaturë e pavarur e mbështetur nga partitë e koalicionit, apo jo? Pyetja është: në cilin model ka dakordësi më të gjerë?” – tha Berisha.

Sipas tij, pavarësisht modelit që do të zgjidhet, opozita ka kandidatë të pakrahasueshëm me kandidaten e PS-së.

“Ne nuk tërhiqemi nga gara. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita. Mund të kemi kandidatin brenda kësaj jave, por nuk mund ta them me siguri. Ajo që di është se kudo i kemi kandidatët gati”, përfundoi Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI