Flash

E bija vuri alarmin/ Gjendet i dhunuar dhe i vrarë me armë buzë lumit Mat 65-vjeçari

Lapsi.al 3 October 2025
E bija vuri alarmin/ Gjendet i dhunuar dhe i vrarë me armë buzë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të premteje në Pllanë të Lezhës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të dyshimta. Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha banues në Pllanë, i cili rezultonte i zhdukur që prej orëve të mesditës.

Sipas policisë, rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar vajza e viktimës, shtetasja A. Gj., e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me të atin.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Rreth orës 17:30, trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në breg të lumit Mat, në afërsi të zonës ku ai banonte.

Nga këqyrja paraprake, mësohet se trupi i viktimës kishte shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI