Flash

Fibank Albania hap degë të re në Kamëz (FOTO)

Lapsi.al 3 October 2025
Fibank Albania hap degë të re në Kamëz (FOTO)

Fibank Albania vijon zgjerimin e rrjetit të saj në vend me hapjen e degës më të re në qytetin e Kamzës. Kjo degë e re është pjesë e strategjisë së bankës për t’u afruar gjithnjë e më shumë me klientët dhe për t’u ofruar atyre shërbime moderne, të shpejta dhe të sigurta.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua më 1 Tetor 2025, në prani të drejtuesve të lartë të bankës, partnerëve, klientëve dhe përfaqësuesve të komunitetit lokal. Në fjalën e tij përshëndetëse, CEO i Fibank Albania, z. Bozhidar Todorov, theksoi rëndësinë e këtij momenti:

“Kjo degë e re në Kamëz shënon një hap tjetër të rëndësishëm në rritjen tonë të vazhdueshme dhe angazhimin ndaj tregut shqiptar.

Fibank gjithmonë ka synuar të jetë pranë njerëzve me shërbimet më të mira bankare dhe sot ne po i sjellim shërbimet tona edhe më afër këtij komuniteti plot gjallëri. Ndryshimet gjatë dekadës së fundit në Kamëz janë ndër më mbresëlënësit në Shqipëri. Kur vendosëm të hapim disa degë të reja, Kamza ishte vend i ri i zgjedhur pa hezitim… Jemi të bindur se kjo degë do të luajë një rol të rëndësishëm në suksesin e ardhshëm të Fibank Albania.”

Dega e re në Kamëz do të ofrojë një gamë të plotë produktesh dhe shërbimesh bankare, duke përfshirë llogaritë rrjedhëse dhe të kursimit, kreditë për individë dhe biznese, si dhe shërbimet elektronike më të avancuara. Klientët do të kenë në dispozicion një ambient modern dhe staf profesionist, të përgatitur për të ofruar zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre.

Me këtë hapje të re, Fibank Albania numëron tashmë një rrjet gjithnjë në zgjerim, duke forcuar pozicionin e saj si një bankë e afërt me klientët dhe e përkushtuar ndaj zhvillimit ekonomik të komuniteteve ku operon.

(Artikull promocional) 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI