Flash

Gjykata rrëzon akuzat për pornografi mbi kopertinën e Nirvana-s

Lapsi.al 3 October 2025
Gjykata rrëzon akuzat për pornografi mbi kopertinën e Nirvana-s

Një gjykatë amerikane ka hedhur poshtë sërish padinë kundër kopertinës së albumit legjendar të Nirvana, "Nevermind", e cila u konsiderua si pornografi me fëmijë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga PEOPLE, më 30 shtator, gjyqtari federal Fernando Olguin rrëzoi padinë e ngritur nga Spencer Elden, i cili akuzonte se fotografia në kopertinë përbënte pornografi me fëmijë.

Gjyqtari Olguin vendosi se nuk ekzistonte asnjë provë që do t’i bënte gjykatës të arsyeshëm të konsideronte fotografinë si pornografike.

“Përveç faktit që paditësi ishte lakuriq në kopertinën e albumit,” asgjë tjetër “nuk i afrohet përkufizimit të pornografisë me fëmijë,” tha Olguin, duke e krahasuar imazhin me një “foto familjare të një fëmije lakuriq duke u larë.”

Gjithashtu, gjyqtari theksoi se prindërit e Elden ishin prezent gjatë realizimit të fotos dhe se vetë Elden “ka përqafuar dhe përfituar financiarisht nga fakti që ka qenë në kopertinën e albumit” për shumë vite.

Fotografia e albumit tregon Elden, tani 32 vjeç, kur ishte vetëm katër muajsh, i zhveshur duke notuar drejt një dollari.

Në dokumentet gjyqësore, Elden pretendonte se përdorimi i vazhdueshëm i imazhit “i ka shkaktuar, dhe vazhdon t’i shkaktojë, dëmtime serioze përfshirë, pa u kufizuar, dëmtime fizike, psikologjike, financiare dhe reputacioni.”

Ankimuesit, përfshirë anëtarët e Nirvana, Dave Grohl dhe Krist Novoselic, bashkëshorten e Kurt Cobain, Courtney Love, dhe fotografin Kirk Weddle, argumentojnë se “imazhi është qartë jo seksual dhe nuk është pornografi me fëmijë sipas ligjit.”

Spencer Elden kishte ngritur padinë e parë në gusht 2021, duke kërkuar dëmshpërblim prej 150,000 dollarësh dhe shpenzime ligjore, me pretendimin se fotografia i kishte shkaktuar “dëmtime të përjetshme.”

Në padinë thuhej se “përdoruesit kanë përdorur pornografia me fëmijë, duke përfshirë Spencer-in, si pjesë të një strategjie promovuese të industrisë muzikore për të tërhequr vëmendje dhe për të rritur shitjet.”

Në janar të vitit 2022, një gjykatë në Kaliforni hodhi poshtë padinë pasi Elden nuk iu përgjigj një kërkese për hedhjen poshtë të saj nga ana e Nirvana-s dhe të tjerëve.

Në shtator 2022, gjyqtari Olguin shpalli fituese Nirvana-n bazuar në faktin që Elden vonoi padinë. “Meqenëse është e pamohueshme se paditësi nuk ngriti padinë brenda 10 viteve nga momenti që zbuloi shkeljen, gjykata e konsideron kërkesën e tij të vonuar,” shkroi gjyqtari.

Megjithatë, në dhjetor 2023, një gjykatë e apelit në SHBA rivendosi padinë e Elden, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm që kishte konsideruar padinë të vonuar. Ky vendim u bazua në ripublikimin e kopertinës nga Nirvana në vitin 2021, me ribotimin e albumit "Nevermind."

Më 30 shtator 2025, padi u hodh sërish poshtë – dhe kjo është hera e fundit që kjo çështje mund të përjashtohet nga gjykata me pretendimin e pornografisë me fëmijë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI