Flash

Polici arrestohet duke blerë kokainë për të arrestuarit në Tiranë

Lapsi.al 3 October 2025
Polici arrestohet duke blerë kokainë për të arrestuarit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie i identifikuar si Mustafa Lleshi me detyrë trupë shërbimi në Bllokun e Sigurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Punonjësi i uniformës blu dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u realizua në bazë të informacioneve të siguruara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ku rezultonte se Lleshi do të kryente një takim për blerjen e lëndës narkotike të dyshuar kokainë, me qëllim shitjen e saj më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku ai ushtronte funksionin.

Gjatë kontrollit fizik që u ushtruar ndaj tij, u gjet një dozë prej 0.4 gramë lëndë narkotike, si dhe 70 euro në para të gatshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI