Flash

Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE

Lapsi.al 3 October 2025
Rreth 20 mijë shqiptarë në vit morën leje pune në BE

Ndërsa shifrat e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit, ikja tashmë është në një formë tjetër, më zyrtare.

Personat që vendosin të largohen po e bëjnë këtë përmes kontratave të rregullta të punës, siç referohet nga shifrat e Eurostat për lejet e qëndrimit dhënë për herë të parë dhe arsyet e tyre.

Numri i individëve shqiptarë, që largohen për arsye punësimi, ka ardhur në rritje të ndjeshme vitet e fundit. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër, që përfshin vetëm ikjet zyrtare, pa llogaritur ata të paregjistruar, që punojnë në të zezë, apo ata që ikin për punësim sezonal, është sa 13% e të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas të dhënave të tjera të INSTAT.

Ikja në këto përmasa ka bërë që gjetja e fuqisë punëtore të bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues, që po pengon planet e bizneseve vendase për të menaxhuar aktivitetin e përditshëm dhe mbi të gjitha për t’u zgjeruar me investime të reja.

Numri më i lartë i lejeve u dha në 2022, me rreth 22 mijë të tilla, por dhe në dy vitet në vijim janë dhënë mesatarisht 18-19 mijë lekë në vit.

Kryesojnë Greqia e Gjermania

Në vitin 2015, lejet e qëndrimit dhënë për arsye pune përbënin vetëm 4.5% të totalit, pasi pjesa më e madhe e tyre jepeshin për arsye familjare (bashkim familjesh për emigrantët që ikën në vitet 2000).

Vala e re e emigracionit që nisi pas vitit 2016 ishte më e orientuar drejt punësimit. Në vitin 2024, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, rreth 29% e lejeve u dhanë për arsye punësimi, 51% për arsye familjare, 3.1% për arsye studimi dhe rreth 17% për arsye të tjera.

Në vitin 2024, Greqia kryesoi për numrin më të lartë të lejeve të dhëna për arsye punësimi, me 7.2 mijë. Gjermania është bërë një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, që je mesatarisht 4.5 mijë leje në vit dhe po tërheq kryesisht infermierë, mjekë e specialistë të teknologjisë së informacionit. Italia është shteti tjetër që vijon të janë rreth 3 mijë leje në vit.

Kroacia është një vend që po tërheq punonjës në ndërtim e në turizëm, me rreth 1.4 deri në 2 mijë lejë në vit. Një vend i preferuar ishte dhe Malta, në ndërtim e turizëm, por në 2024-n lejet e dhëna nga ky shtet u përgjysmuan në rreth 500.

Franca, që është pritësi më i madh i kërkesave për azil jep mesatarisht 400-500 leje për punë.

Tani ikja është përmes lejeve të punës, jo azilit

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e premte

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, dhe me reshje shiu me intensitet të ulët...

07:33

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI