Flash

U gjet i varur në autostradë/ Mediat belge zbardhin të shkuarën e shqiptarit

Lapsi.al 3 October 2025
U gjet i varur në autostradë/ Mediat belge zbardhin të

Kanë dalë detaje të reja për 29-vjeçarin shqiptar Bekim Halilaj që u gjet të dielën e kaluar i varur me kabllo pas një tabele rrugore në një autostradë pranë Qendrës Tregtare Westland në Anderlecht të Belgjikës. Ai ishte me origjinë nga Bicaj, një fshat në Qarkun e Kukësit.

Mediat belge janë duke e përcjellë vazhdimisht ngjarjen duke gërmuar në të shkuarën e shqiptarit dhe mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. RTL.be shkruan se policia nuk i përjashton ende të dyja pistat nëse ishte një vrasje apo një vetëvrasje.

Mësohet se Halilaj ka qenë i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge. Mediat belge hedhiun dyshime se ai e ka vijuar aktivitetin e paligjshëm dhe kjo mund të jetë një vrasje për shkak të humbjes së një dërgese kokaine. Zyra e prokurorit të Brukselit nuk bëri asnjë koment mbi këto informacion dhe përsëriti se vetëvrasja nuk ishte përjashtuar për momentin. Hetuesit kanë kryer edhe një autopsi, por nuk pranouan të komentojnë më tej për rezultatet e saj.

Bekim Halilaj u gjet i varur pas një shenje rrugore në autostradën Anderlecht

Sipas Sudinfo.be, Bekim Halilaj u dënua në vitin 2017 me 7 vjet burg nga gjykatat britanike për trafik kokaine. Ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal shqiptar që kishte trafikuar drogë me vlerë më shumë se 4 milionë paund në Southampton, Hampshire.

Pas një hetimi 9-mujor, policia zbuloi kokainë dhe para të gatshme në një furgon. Kontro;;e pati edhe në një ndërtesë ku u arrestua Bekim Halilaj. Droga, me një pastërti deri në 91%, vinte nga Essex përpara se të “pritej” dhe të rishitej në vend.

Udhëheqësi i organizatës arriti të ikte në Belgjikë përpara se të arrestohej në vitin 2019. Halilaj u deportua nga Anglia pas dënimit të tij dhe pas kësaj kaloi në Belgjikë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI