Flash

Berisha akuza Ballukut: Lubia ka filluar takimet me bandat

Lapsi.al 4 October 2025
Berisha akuza Ballukut: Lubia ka filluar takimet me bandat

Kreu i PD Sali Berisha ka folur me tone të ashpra duke akuzuar drejtuesen e fushatës së PS në Tiranë për zgjedhjet e pjesshme, Belinda Ballukun për lidhje me krimin në kuadër të garës elektorale.

Berisha u shpreh se Balluku, të cilës iu referua si “Lubia”, “ka filluar takimet me bandat kriminale”, duke përmendur emra si “Asllani i Vorës” mes të tjerësh.

Më tej ai foli edhe kandidatin e PD në zgjedhjet e pjesshme, duke thënë se në dy ditët e ardhshme do të ishte koha e përshtatshme për nxjerrjen e një emri përfundimtar.

Berisha: Unë nuk jam këtu për të diskutuar për asnjë emër. Nuk më lejohet mua.

Nëse unë ftoj intelektualë, ftoj specialistë, ftoj ekspertë që të konsiderojnë kandidimin e tyre në betejë për Tiranën, Beratin, në betejë për Vlorë, për të gjitha qytetet, atëherë çfarë kuptimi ka të dal e të them unë, mbështes filanin, ose nuk mbështes filanin. Jo.

Tani, edhe njëherë nuk kam asnjë prononcim për kandidatin.

Ka përcaktuar bandat kriminale, se ajo Lubia ka filluar takimet me bandat. Është takuar me Asllani i Vorës dhe me radhë dhe po takon bandat.

Aty ligjin po e bëjnë bandat.

Unë nuk them se, nuk është një kohë e ngushtë. Është një kohë e ngushtë, por ne po i bëjmë këto gjëra, do ti realizojmë.

Mendoj se dy ditët e ardhshme do të ishte kohë e përshtatshme se dhe zgjatja është e pamundur.

Sot dhe nesër do të pritet. Nuk ka gjë të përcaktuar, nuk ka asgjë. Por vetë koha është shumë e ngushtë.

Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI