Flash

Berisha: Qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura, krime kundër njerëzimit

Lapsi.al 4 October 2025
Berisha: Qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura, krime

Kreu i partisë demokratike, Sali Berisha, kritikoi ashpër qëndrimet e Manastirliut ndaj grave të sëmura me forma malinje të sëmundjeve. Kryedemokrati theksoi se shëndeti i fëmijëve dhe grave duhet të jetë përparësi absolute për çdo ministër dhe akuzoi administratën aktuale për keqmenaxhim dhe korrupsion në sistemin shëndetësor. Berisha tha gjithashtu se taksapaguesit paguajnë për aparatura moderne, por shumë prej tyre mbeten të papërdorura ose të dëmtuara.

"Ministre Shëndetësie, për rrjedhojë duhet të jetë një përparësi absolute nga vet ndjesitë e saj, ndjenjat e saj, shëndeti i fëmijëve dhe grave. Janë qëndrimet e saj, e Manastirliut dhe pasardhëses, janë absolutisht në konventa ndërkombëtare, qëndrimet e saj ndaj grave të sëmura me forma malinje sëmundjesh ngjiten në nivele krime kundër njerëzimit. Taksapaguesit paguajnë aparatura moderne.

Ato rrinë të papërdorura, ose të prishura vite të tëra dhe nuk mjekohen dot të sëmurat, nuk marrin dot kimioterapi dhe metoda të tjera mjekimi. Çfarë tregojnë kontrollet? Me mijëra e mijëra ilaçe të blera, të skaduara. Një injorim i plotë, një rrënim i një sistemi i cili, nuk është i lehtë të konsolidohet, por është plotësisht e mundshme, dhe këtë e rrënon korrupsioni. Sepse, ministrja paguante 3-4 herë më shpejt të gjitha materialet që blinte në epideminë e Covidit, në pandeminë e Covidit. Ndaj dhe ne, përfunduam në 3-4 kombet me vdekshmërinë më të lartë në Europë dhe në botë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI