Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Katër vite pas largimit nga pushteti, ish-kryeministri fiton zgjedhjet në Çeki

Lapsi.al 4 October 2025
Katër vite pas largimit nga pushteti, ish-kryeministri fiton zgjedhjet

Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare katër vjet pasi është larguar nga pushteti.

Por, ai tani përballet me negociata të vështira për të formuar shumicën qeverisëse.

Këto zgjedhje janë vëzhguar nga afër nga aleatë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, për shkak të ndikimit që mund të kenë në politikat për Ukrainën.

Pas 95 për qind të votave të numëruara, rezultatet tregojnë se Babishi, miliarderi në krye të partisë ANO (PO) është fitues i qartë. Megjithatë, ai nuk e ka shumicën e ulëseve në Parlament, çka nënkupton se do t’i duhet të gjejë partnerë koalicioni.

Shumë analistë sugjerojnë se në qeverisje mund të përfshihet e djathta ekstreme, SPD, e cila ka bërë thirrje për largimin e Çekisë nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.

“Nëse qeveria do të varet nga pozicioni apo mbështetja e SPD-së, atëherë situata do të jetë e komplikuar”, ka thënë Jan Machacek, këshilltar për çështje të jashtme i presidentit çek, Peter Pavel, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Machacek ka thënë se kjo do të ishte “situatë shumë e rrezikshme për politikën e jashtme, sepse SPD-ja është ekstremiste, shumë kundër Ukrainës dhe BE-së, dhe parti proruse”.

Babishi ka përdorur retorikë euroskeptike dhe ka sugjeruar se do t’i japë fund iniciativës çeke për të blerë municione për Ukrainën.

Megjithatë, 71-vjeçari e ka hedhur poshtë idenë e largimit nga BE-ja dhe NATO-ja.

Komentatori politik çek, Jiri Pehe, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “do të jetë shumë e vështirë për Andrej Babishin që të krijojë koalicion stabil”, të bazuar në SPD-në apo Motoristët, grup i vogël opozitar, që ka hyrë në Parlament për herë të parë.

Partitë tjera, përfshirë pjesëtarë të qeverisjes aktuale, kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Babishin.

Babishi ka shprehur shpesh mbështetje për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, i cili i ka bllokuar disa vendime të BE-së për të sanksionuar Rusinë apo për të mbështetur Ukrainën.

Por, Pehe ka thënë se Babishi, me interesa të mëdha biznesore në Evropën Perëndimore, ka treguar gjatë mandatit të parë si kryeministër se ka qenë pragmatik.

“Nuk besoj se Babishi do të shkojë aq larg sa Orbani apo kryeministri sllovak, Robert Fico, sepse Republika Çeke nuk varet më nga nafta dhe gazi rus”, ka thënë ai.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, më 2022, Praga e ka ndalur importin e naftës prej Moskës dhe e ka zvogëluar sasinë e gazit që pranon.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të importojnë sasi të mëdha të të dyja lëndëve./REL/

Të këshilluara

Orban: BE do luftë me Rusinë!

Udhëheqja e BE-së duket se është e vendosur ta shtyjë bllokun në një luftë me Rusinë, tha të enjten kryeministri hungarez Viktor Orban. Në një postim në “X”,...

19:09

Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën

Izraeli ka ndaluar 13 anije me ndihma të cilat kishin si destiancion përfundimtar Gazën. Qindra aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunber...

14:54

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI