Flash

Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë me ushqime nga Shqipëria

Lapsi.al 5 October 2025
Kroacia bllokon një tjetër ngarkesë me ushqime nga Shqipëria

Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku,  e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin.

Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi.

Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si pasojë, ngarkesa është asgjësuar menjëherë në Kroaci.

kroacia bllokon kremin e fistikut nga shqiperia

Njoftimi është bërë publik në sistemin RASFF më 3 tetor, me qëllim që edhe vendet e tjera anëtare të BE-së të ndalojnë qarkullimin e këtij produkti nëse ndodhet në tregjet e tyre.

Ky nuk është rasti i parë që Kroacia bllokon produkte nga Shqipëria për shkak të problemeve me sigurinë ushqimore. Autoritetet shqiptare nuk kanë bërë ende një reagim zyrtar për këtë incident.

Kujtojmë se më 1 tetor Kroacia bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, për shkak të përmbajtjes së pesticideve të ndaluara që u gjetën në perime.

Ngjarja vjen pas disa rasteve të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku produkte të tjera bujqësore nga Shqipëria janë kthyer mbrapsht nga vende si Kroacia, Italia dhe Greqia, për shkak të pesticideve jashtë normave të lejuara.

Sipas sistemit të RASFF (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë në BE), Shqipëria rezulton mes vendeve me numrin më të lartë të paralajmërimeve për produktet bujqësore me mbetje të rrezikshme kimike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI