Flash

Meghan Markle kritikohet pas pjesëmarrjes në sfilatën e Balenciaga

Lapsi.al 5 October 2025
Meghan Markle kritikohet pas pjesëmarrjes në sfilatën e

Meghan Markle është kritikuar ashpër nga fansat pas paraqitjes së saj në sfilatën e modës të Balenciaga gjatë Javës së Modës në Paris, një markë që ishte “anuluar” më parë për përdorimin e fëmijëve në një fushatë të konsideruar të papërshtatshme.

Dukesha e Sussex bëri debutimin e saj në Paris mëngjesin e së shtunës, e veshur me një kostum të bardhë elegant. Zëdhënësi i Markle tha se ajo mori pjesë në event për të mbështetur mikun e saj të afërt, Pierpaolo Piccioli, i cili u bë Drejtor Kreativ i shtëpisë së modës në korrik.

Pavarësisht se mori lëvdata për paraqitjen e saj, shumë përdorues në rrjetet sociale u shprehën të zhgënjyer që një nënë dhe aktiviste për të drejtat e fëmijëve si Meghan, do të përkrahte një markë me të kaluar kaq të errët.

“Dukesha e hipokrizisë: një grua që pretendon se mbron interesat e fëmijëve, shkon në sfilatën e një marke që ka realizuar fushata të neveritshme me fëmijë,” shkroi një komentues në Instagram.

“Si mund të marrë pjesë një nënë në një sfilatë të një marke që përdori fëmijë me arusha të veshura me lëkurë në stil sadomaso?”, pyeti një tjetër.

Marka Balenciaga u përball me një valë të ashpër reagimesh në vitin 2022, pas publikimit të dy fushatave reklamuese kontroverse, njëra prej të cilave përfshinte fëmijë të vegjël që mbanin arushë të veshur me veshje në stil bondage (lëkurë dhe aksesorë seksualë).

Pas skandalit, Balenciaga kërkoi falje dhe depozitoi një padi prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të fushatës, por ajo u tërhoq një muaj më vonë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI