Flash

Rama flet për Veliajn/ Tirana s'mund të presë, kush vë Begajn në dyshim s'njeh ligjin

Lapsi.al 5 October 2025
Rama flet për Veliajn/ Tirana s'mund të presë, kush vë

Në sezonin ne ri të podcastit “Flasim” kryeministri Edi Rama ka folur edhe mbi zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit. Sa i përket Tiranës, sipas tij, janë zgjedhje të jashtëzakonshme, për faktin se kryeqyteti mbeti pa kryebashkiak për shkak të, siç e quajti, “një zhvillimi brutal të drejtësisë”.

“Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe 5 bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Në qytetet e tjera janë zgjedhje krejt normale, ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme. Kjo jo sepse Tirana është kryeqyteti, por sepse mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë.

Erion Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim, aty ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që ta them butë, janë të dyshimta”, tha Rama.

"Në Tiranë janë zgjedhje të jashtëzkonshme për disa arsye. Tirana mbeti pa kryebashkiak si pasojë e një zhvillimi brutal të drejtësisë, përmes një procesi me standarde të dyshimta, por Tirana nuk mund të presë.

Kush diskuton legjitimitetin e Presidentit, nuk kanë faj, nuk kanë dijeni mbi kushtetutën të Ilir Rusmalit, këshilltarit të Begajt dhe ministrit të drejtësisë të PD që dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në pikën ku një tragjedi makabre tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, në Gërdec," - tha Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI