Flash

Siria i mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit

Lapsi.al 5 October 2025
Siria i mban zgjedhjet e para prej rënies së Assadit

Siria po mban zgjedhjet e para parlamentare këtë të diel, prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit. Në këtë proces nuk do të ketë votë direkte për Asamblenë e Popullit, e cila do të jetë përgjegjëse për legjislacionin gjatë periudhës tranzitore.

Të ashtuquajturat “kolegje zgjedhore” do t’i zgjedhin përfaqësuesit për dy të tretat e 210 ulëseve. Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa do ta përzgjedhë pjesën tjetër. Ish-presidenti Assad është rrëzuar nga pushteti nga forcat e Sharaas 10 muaj më parë, pas 13 vjetësh luftë civile.

Autoritetet kanë thënë se i kanë shtyrë zgjedhjet për arsye të sigurisë në dy provinca të kontrolluara nga kurdët, dhe një tjetër provincë në të cilën ka pasur luftime të përgjakshme mes forcave qeveritare dhe militantëve druzë.

Në një fjalim të mbajtur javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara – i pari prej një presidenti sirian në 60 vjetët e fundit – Sharaa ka premtuar se do të ketë drejtësi për çdo konflikt të përgjakshëm, si dhe për ata që kanë kryer mizori nën regjimin e Assadit.

Ai është zotuar që Siria është “duke rindërtuar veten përmes një shteti të ri, po ndërton institucione dhe ligje që garantojnë të drejtat e të gjithëve, pa asnjë përjashtim”. Zgjedhjet e së dielës do të mbikëqyren nga një komitet i lartë prej 11 anëtarësh, i cili është zgjedhur nga presidenti në muajin qershor.

Numri i ulëseve, që do të ndahet për 60 distrikte, bazohet në të dhënat e regjistrimit të vitit 2010 – një vit para se shteti të përfshihej në luftën civile, e cila ka lënë të vrarë më shumë se 600.000 njerëz dhe i ka zhvendosur 12 milionë të tjerë. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Orban: BE do luftë me Rusinë!

Udhëheqja e BE-së duket se është e vendosur ta shtyjë bllokun në një luftë me Rusinë, tha të enjten kryeministri hungarez Viktor Orban. Në një postim në “X”,...

19:09

Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën

Izraeli ka ndaluar 13 anije me ndihma të cilat kishin si destiancion përfundimtar Gazën. Qindra aktivistë, përfshirë aktivisten suedeze për klimën Greta Thunber...

14:54

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI