Flash

Tekniku i Inter Chivu injoron Juventus-Milan: “Kam mbrëmjen e lirë, do shikoj NFL”

Lapsi.al 5 October 2025
Tekniku i Inter Chivu injoron Juventus-Milan: “Kam mbrëmjen e
Cristian Chivu është shumë i kënaqur me fitoren e Interit 4-1 ndaj Cremoneses dhe, kur e pyesin nëse do ta ndjekë Juventus-Milan, përgjigjet kështu: “Nesër kam mbrëmjen e lirë, do të shikoj NFL.” Zikaltërit do të shijojnë një natë në krye të renditjes në pritje që të përfundojë java e gjashtë e Serie A. Trajneri zikaltër foli kështu për DAZN lidhur me paraqitjen bindëse të skuadrës së tij në ndeshjen hapëse në Meazza dhe për fitoren e pestë radhazi të Lautaros dhe shokëve të tij: “Gjithmonë mund të përmirësohesh. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të kënaqur për atë që po bëjmë. Rritja dhe dëshira vijnë nëpërmjet hapave. Po japim vazhdimësi. Sot ishte bukur dhe më bëri shumë qejf të shoh këtë skuadër të luajë dhe të shoh se sa shumë është kënaqur.”

Chivu: “Përsosmëria nuk ekziston”

Sërish në lidhje me paraqitjen e skuadrës së tij, trajneri rumun deklaroi: “Përsosmëria nuk ekziston, përpiqemi të bëjmë gjërat e duhura dhe të argëtohemi. Sot bëmë gjithçka, por unë gjithmonë duhet të gjej diçka për t’i thënë skuadrës, dhe me siguri do ta gjej.” Elogji për Bonny, i cili për herë të parë e nisi ndeshjen si titullar dhe u shpall MVP i ndeshjes pasi dha një paraqitje shumë të rëndësishme: “Jam i lumtur, bëri një paraqitje të mirë. I gjithë grupi është i lumtur për përfshirjen e Espositos dhe Bonny në skuadër, edhe djemtë e tjerë të rinj po bëjnë mirë.” Në fund, Cristian Chivu tha disa fjalë edhe për frustrimin e shprehur nga Denzel Dumfries pas zëvendësimit në fillim të pjesës së dytë: “Dumfries i zemëruar për zëvendësimin? Bën mirë, duhet të jetë i zemëruar. Kush zëvendësohet duhet të jetë i zemëruar me mua, me botën, me kë të dojë. Një goditje topit nuk do të thotë asgjë, Denzel është i rëndësishëm për ne, për futbollin, për Holandën.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI