Flash

Zgjedhjet në Çeki, a mundet Babis të formojë një qeveri të qendrueshme pas fitores?

Lapsi.al 5 October 2025
Zgjedhjet në Çeki, a mundet Babis të formojë një

Andrej Babis, populisti miliarder çek, ka nisur bisedimet për të krijuar një qeveri të re, pas fitores së rëndësishme në zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e premte dhe të shtunën në Çeki.

Ndërkaq, media e huaj The Guardian ka shkruar një analizë lidhur me partinë e Babis, e cila doli forcë e parë me 34.5 % të votave dhe ka siguruar 80 vende në parlamentin e përbërë prej 200 anëtarësh.

Presidenti çek, Petr Pavel, ka pritur në një takim  Babis-in, teksa ky i fundit ka njoftuar se negociatat do të zhvillohen me drejtues të partive të tjera. Në mënyrë që të eksploroheshin mundësitë për mbështetje.

“I kam premtuar presidentit se do t’i paraqes një zgjidhje që është në përputhje me ligjet çeke dhe ato evropiane”, u shpreh ai përpara nisjes së bisedimeve. Babis e ka cilësuar rezultatin si “kulmin absolut” të karrierës së tij politike, rruga drejt formimit të qeverisë duket e vështirë. Ndërkaq, ai deklaruar se synimi i tij është krijimi i një qeverie njëpartiake minorancë të udhëhequr nga ANO, por tre partitë kryesore tashmë kanë përjashtuar mundësitë për bashkëpunim me të.

Gjë që ka detyruar atë të kërkojë aleancë me grupime të vogla të ekstremit të djathtë, si partia SPD dhe ajo e “Motoristëve”.

Sa i përket partisë SPD, e cila është euroskeptike, pro-Moskës dhe kundër NATO-, ka bërër fushatë për një “Czexit”, largimin e Çekisë nga Bashkimi Europian, gjë që Babis e ka kundërshtuar publikisht.

Nga ana tjetër, ai ka këmbëngulur se partia e tij ruan qendrime “pro-europiane dhe pro-NATO”.

Të dyja partitë, si SPD ashtu edhe Motoristët, janë shprehur të hapura për bisedime me ANO-n, por mbetet e paqartë nëse do të pranojnë të japin mbështetje vetëm përmes një marrëveshjeje “besimi dhe furnizimi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI