Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë

Lapsi.al 6 October 2025
Auditorët boshatisen, këtë vit 15% më pak regjistrime

Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i tyre në pjesën dërrmuese të fakulteteve të jetë shumë më i ulët se kapacitetet universitare. Degët që më parë ofronin dhjetëra dhe qindra kuota studimi, në disa raste tashmë po i numërojnë studentë me gishtat e njërës dorë. Këtë vit 16 mijë studentë ishin regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor, nga rreth 19 mijë një vit më parë, ose 20 për qind më pak, sipas burimeve zyrtare nga Rektorati.

Numri i studentëve në arsimin e lartë në Shqipëri ka pësuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në universitetet publike. Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, në vitin 2024 numri ka rënë në rreth 86.900, duke reflektuar tranzicionin demografik të vendit me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë të të rinjve. Universiteti i Tiranës, që mbetet institucioni më i madh në vend, ka humbur pothuajse 6 mijë studentë ndërmjet 2016 dhe 2024, ndërkohë që rënia ka qenë edhe më e fortë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin e Vlorës.

Rënia e numrit të studentëve në arsimin publik është në kontrast me tendencën e sektorit privat. Në vitin 2016 në institucionet jopublike të arsimit të lartë ishin vetëm 24 mijë studentë, ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur mbi 37 mijë. Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Epoka dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë pësuar rritje të vazhdueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj. Po kështu, universitetet e profilizuara si “Marin Barleti”, “Aldent” apo kolegjet e biznesit kanë fituar terren, falë ofertave më të përshtatura për tregun e punës dhe programeve fleksibël.

Një tjetër prirje është zgjerimi i interesit për degët e lidhura me shëndetësinë dhe stomatologjinë, ku universitetet private si Aldent dhe kolegjet e ngjashme kanë pasur rritje të shpejtë të regjistrimeve. Po kështu, rritje kanë shënuar edhe universitetet që ofrojnë programe në teknologji dhe menaxhim, duke reflektuar ndryshimin e kërkesës së tregut shqiptar dhe atij rajonal. Ndërkohë, degët tradicionale të bujqësisë dhe shkencave natyrore vazhdojnë të humbin studentë, duke vënë në rrezik zhvillimin e këtyre fushave.

Të dhënat tregojnë për një zhvendosje të preferencave të të rinjve nga universitetet publike drejt atyre private, të cilat ofrojnë programe më praktike dhe më të lidhura me punësimin. Ndërkohë, ka zhvendosje të preferencave nga degët teknike dhe bujqësore drejt mjekësisë dhe profesioneve që lidhen me tregun e punës. Shumë universitete në qarqet e vendit kanë pësuar rënie më të fortë, pasi të rinjtë preferojnë kryeqytetin ose po largohen jashtë vendit. Preferencat në arsimin e lartë janë zhvendosur drejt degëve që ofrojnë aftësi praktike dhe garanci më të madhe për punësim, si biznesi, ekonomia, teknologjia dhe sidomos mjekësia e stomatologjia./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i vranët shoqëruar me ...

07:29

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI