Flash

"Detajet do të bëjnë diferencën": Qazim Laçi tregon si do të luhet ndaj Serbisë

Lapsi.al 6 October 2025
"Detajet do të bëjnë diferencën": Qazim

"Detajet do të bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura, si ndeshja e parë. Por ne e kemi në dorën tonë. Do të futemi që në minutën e parë për të marrë tre pikët". Qazim Laçi e di mirë si do të luhet përballja ndaj Serbisë, nëse synohet të mbahet gjallë ëndrra e Botërorit. Mesfushori kuqezi, në konferencën për shtyp, flet edhe për një ndeshje emocionale 11 vjet pas ngjarjeve në Beograd. "Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është ndeshje vendimtare. Ne jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili te ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror".

Laçi e forcoi konceptin, që lidhet me ndjesitë që kapërcejnë futbollin: "Jam dakord me ju, do të ketë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim dhe të shikojmë çdo detaj. Pikërisht kjo pikë do të bëjë diferencën. Aty do të fokusohemi për të marrë tre pikët".

Lexo më tej: "Serbia vendos playoff-in": Shehu lëshon britmën e kushtrimit për sfidën në Leskovac

Ndryshimi i stadiumit, nga ai i Beogradit në Dubocica në Leskovac, përvec numrave të tifozëve që do të jenë shumë më të paktë, nuk sjell asnjë avantazh tjetër dhe Laçi në këtë pikë është i prerë: "Statistikat janë për ju, ne presim një ndeshje të fortë. E dimë që Serbia luan në shtëpinë e saj. Do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Do të jetë vendimtare për ëndrrën e Botërorit".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI