Flash

"Serbia vendos playoff-in": Shehu lëshon britmën e kushtrimit për sfidën në Leskovac

Lapsi.al 6 October 2025
"Serbia vendos playoff-in": Shehu lëshon britmën e

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushori Julian Shehu doli sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Ai theksoi rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe synimin për të marrë një rezultat pozitiv. "Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm".

Dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 e sfida kundër Serbisë, është një finale që na çon më afër Botërorit: "Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror".

Lexo më tej: Vjen Bajrami pa minuta, por jo Mehmeti me gola: Sylvinho publikon sfiduesit e Serbisë

Shehu është i bindur për impaktin pozitiv që sjellë në Kombëtare dhe idetë i ka të qarta për rrugën që duhet të përshkojë: "Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI