Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Berisha: Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e reformës së drejtësisë

Lapsi.al 7 October 2025
Berisha: Ekzekutimi i gjykatësit Kalaja dëshmon dështimin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë që e ka prodhuar reforma në drejtësi. Duke e cilësuar vrasjen e gjykatësit si një simbol të triumfit të vetëgjyqësisë mbi sistemin ligjor, Berisha theksoi se askush nuk ka të ardhme në një shoqëri ku drejtësia zëvendësohet me dhunë.

Berisha shtoi se kjo ngjarje e rëndë është një dëshmi e dështimit të plotë të reformës në drejtësi, e iniciuar dhe mbështetur nga Xhorxh Soros. Në fund Berisha theksoi se kjo e ka degraduar sistemin përmes një vettingu të korruptuar dhe ka zhytur vendin në një krizë të thellë ligjore dhe institucionale.

"Tani, do rikthehem përsëri tek reagimet, duke shtuar përsëri se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme. Por me këtë rast theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar, reformës që de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, di asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Europës pas luftës.

Me vetingun gjueti shtrigash, të bazuar në korrupsionin gjysmë dhe 1 milion euro pagesa në Shqipëri, sot për shkak të vakuumit që solli ky proces është krijuar një stok prej 230 mijë dosje. Sot, qytetarët shqiptarë, që para reformës së Xhorxh Sorosit, duhet të prisnin dy gjer në 4 vite për një vendim gjyqësor, sipas të dhënave zyrtare të sotme, duhet të presin 4 deri në 6 herë më shumë apo mbi 15 vite. Stoku i dosjeve për t’u shqyrtuar kërkon sipas ekspertëve rreth 20 vite. Rasti i djeshëm është rasti më dramatik i vetëgjyqësisë, por e vërteta është se rastet e vetëgjyqësisë për shkak të këtij sistemi të falimentuar, po shtohen çdo ditë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI