Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Cilat janë 2 gratë që do të bëhen deputete këtë muaj

Lapsi.al 7 October 2025
Cilat janë 2 gratë që do të bëhen deputete

Pasditen e kësaj të marte, kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi 6 emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës. Pas shpalljes së emrave, kanë nisur të përfliten edhe lëvizjet që do të bëhen në radhët e mazhorancës duke qenë se dy prej kandidateve janë deputete të këtij legjislacioni.

Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti.

Në zgjedhjet parlamentare ajo arriti të grumbullonte 6167 vota, por për shumë pak nuk arriti të hyjë në Kuvend ku mandatin e mori Olta Xhaçka. Madje ajo iu drejtua KQZ-së edhe me një shkresë ku kërkonte vënien në dispozicion të pamjeve filmike të numërimit të votave të të gjitha qendrave në kryeqytet, por pas një urdhri të Ramës u tërhoq.

Për herë të parë, në garën për bashkinë e Vlores, Partia Socialiste ia ka besuar një zonje. Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit socialistët do të garojnë me Brunilda Mersinin që u zgjodh deputete në 11 maj. Vendin e saj do ta marrë Briseida Çakerri e renditur pas saj në listën e PS. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI