Flash

Negociatat për paqen në Gaza, Trump: Jemi afër, kemi një shans real!

Lapsi.al 7 October 2025
Negociatat për paqen në Gaza, Trump: Jemi afër, kemi një

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se ka një mundësi reale për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, që shkon përtej konfliktit aktual në Gaza.

“Jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme,” tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, gjatë një takimi me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Ai konfirmoi se negociatorët amerikanë janë të përfshirë seriozisht në bisedimet që po zhvillohen aktualisht në Egjipt.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se i dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner do të luajnë një rol në këto negociata.

“Ka një shans të vërtetë që mund të arrijmë diçka”, shtoi Trump.

“Mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme. Kjo shkon përtej vetëm situatës në Gaza. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të pengjeve.”

Ai bëri të ditur se ekipi amerikan ndodhet atje, një tjetër ekip sapo ka mbërritur, dhe se thuajse çdo shtet në botë ka shprehur mbështetje për planin.

Trump përfundoi duke thënë se SHBA-të do të bëjnë gjithçka të mundur që të sigurojnë zbatimin e marrëveshjes, nëse Hamasi dhe Izraeli bien dakord për armëpushim për t’i dhënë fund luftës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI