Flash

Vrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet një shqiptar dhe 7 persona të tjerë

Lapsi.al 7 October 2025
Vrasja e biznesmenit në Itali, arrestohet një shqiptar dhe 7 persona

Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, si trafikim droge, falsifikime, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal.

Katër prej të arrestuarve janë dërguar në burg dhe katër të tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak, pas një hetimi të thelluar nga Prokuroria e Brescias dhe Karabinierët, i cili zgjati mbi një vit. Në qendër të hetimit është një sulm i ndodhur më 1 mars 2024 në Montichiari, ku një biznesmen u qëllua tetë herë nga persona të maskuar. Ai i mbijetoi sulmit, por ndërroi jetë në shtator nga shkaqe të tjera.

Autoritetet dyshojnë se një shqiptar me precedent penal ishte autori i tentativës për vrasje, ndërsa një oficer i Policisë Vendore të Desenzanos akuzohet se ishte organizatori kryesor i një rrjeti kriminal që merrej me trafik droge në bashkëpunim me një biznesmen nga Bergamo dhe shtetas marokenë.

Gjatë hetimeve u zbuluan dy struktura kriminale të cilat përveç drogës, ishin përfshirë në falsifikim faturash dhe evazion fiskal, me transaksione fiktive që kapnin vlerën mbi 450,000 euro. Oficeri i policisë dyshohet se ka ndërmjetësuar për këtë aktivitet përmes kompanive fiktive të përfshira në sektorin e ndërtimit.

Në total u zhvilluan 23 kontrolle ndaj të dyshuarve dhe 19 inspektime financiare në disa provinca të Italisë së Veriut, duke përfshirë Brescian, Milanon, Bergamon, Veronën, Mantovan, Ferraran dhe Rovigon. Hetimet u asistuan nga pajisje të specializuara teknologjike dhe njësi qensh të trajnuar për zbulimin e parave.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI