Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vjetore 5.2%

Lapsi.al 8 October 2025
Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje

Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit. Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.

Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.

Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 75% të sasisë së eksporteve. Në vlerë monetare, eksportet arritën në rreth 482 milionë lekë, krahasuar me 261 milionë lekë në gushtin e vitit të kaluar, me një rritje vjetore prej 84%. Rritja në vlerë, përveç sasisë më të lartë, i atribuohet edhe çmimeve më të mira për prodhimet vendase në tregjet e eksportit këtë vit.

Aktorët e tregut shpjegojnë se eksportet e prodhimeve bujqësore janë përqendruar gjithnjë e më shumë te tregjet ku çmimet janë më të larta, duke u orientuar drejt kontratave më fitimprurëse. Përmirësimet në logjistikë dhe transport drejt BE-së kanë lehtësuar aksesin në tregje më të mëdha.

Zarzavatet përfshijnë një gamë të gjerë nënproduktesh (domate, speca, kastravecë etj.). Mundësia që eksportuesit të kenë zgjeruar gamën apo përmirësuar cilësinë (p.sh. përmes standardeve të certifikimit të kërkuara nga BE-ja) ka ndikuar në çmime më të favorshme. Gjithashtu, rritja e kërkesës për disa produkte si bostanorët dhe lakrat ka nxitur zgjerimin e gjeografisë së eksporteve në vendet e BE-së.

Zinxhiri i eksporteve dhe logjistika janë përmirësuar ndjeshëm pas pandemisë. Konkurrenca mes kompanive eksportuese të produkteve të freskëta është rritur, duke shtuar numrin e operatorëve që synojnë të hapin tregje të reja në vendet nordike, ku çmimet për produktet e freskëta janë më të larta.

Ndërkohë që eksportet e prodhimeve bujqësore po rriten, bujqësia si sektor është në vitin e pestë të rënies. Prej vitesh, fermat e vogla familjare, bujqësore dhe blegtorale po falimentojnë si pasojë e tkurrjes së popullsisë në fshat. Shumë prej tyre, që më parë prodhonin për autokonsum, tashmë janë kthyer në konsumatorë të produkteve të importit. Nga ana tjetër, bizneset e konsoliduara në sera po përfitojnë nga rritja e kërkesës së huaj për prodhimet shqiptare dhe po zgjerojnë aktivitetin.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellimedhe alternime vranësirash të pakta de...

07:24

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI