Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Lapsi.al 8 October 2025
Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Dy vite pas shpërthimit të luftës në Gaza, diplomacia ndërkombëtare ndodhet në krizën e saj më të thellë që nga viti 1939.

Ndërsa mijëra civilë janë vrarë dhe Gaza është shndërruar në rrënojë, përpjekjet për paqe kanë dështuar plotësisht.

Sipas analistëve perëndimorë, edhe Shtetet e Bashkuara dhe Europa e menaxhuan gabim krizën, duke lexuar keq reagimin e Izraelit pas sulmeve të 7 tetorit dhe duke humbur kontrollin mbi diplomacinë rajonale.

Në librin e saj të fundit, Kamala Harris pranon se presidenti Biden “nuk arriti të tregonte empatinë që tregonte për ukrainasit dhe për palestinezët e pafajshëm”, ndërsa ish-zyrtarë amerikanë pranojnë se SHBA “nuk veproi si superfuqi”. 

Plani “Dita pas”

Pas dështimeve të njëpasnjëshme, Franca dhe Arabia Saudite morën nismën për të ringjallur procesin e paqes përmes një konference të OKB-së për zgjidhjen me dy shtete.

Presidenti francez Emmanuel Macron siguroi një angazhim nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas për çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një trupi kalimtar ekspertësh që do të qeveriste nën një Autoritet Palestinez të reformuar.

Plani, i përfshirë në Deklaratën e Nju Jorkut, u mbështet nga shumica e shteteve në OKB, por u kundërshtua nga Izraeli dhe SHBA.

Diplomatët europianë thonë se për herë të parë amerikanët pranuan se një armëpushim pa plan pasues është i pakuptimtë dhe se mbështetja e pakushtëzuar ndaj Izraelit ishte e paqëndrueshme.

Në fund të gushtit, Jared Kushner, Tony Blair dhe Steve Witkoff e bindën Donald Trump se dëbimi masiv i palestinezëve do të destabilizonte rajonin.

Trump pranoi ta hiqte këtë ide nga tryeza dhe të punonte me Parisin dhe vendet arabe për një “plan të ditës pas”. 

Plani Trump

Plani që Trump prezantoi në OKB, i hartuar nga Blair dhe Kushner, ishte i qëllimshëm i paqartë dhe pa afate, por mbajti të hapura negociatat.

Lexo më tej: Dokumenti i komentuar/ Ç’thonë 20 pikat e Trump për Gazën 

Pas presionit të izraelitëve, u shtuan disa elementë:

  • amnisti për anëtarët e Hamasit që dorëzonin armët,

  • garanci për sigurinë izraelite në një zonë tampon prej 17% të Gazës,

  • përjashtim i Hamasit nga çdo rol në qeverisje.

Netanyahu, i izoluar nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit në Katar, e përdori planin për të ruajtur mbështetjen e brendshme dhe për të provokuar Hamasin ta refuzonte.

Hamas: “Po, por…”

Në fakt, Hamasi dha një përgjigje të moderuar, një “po, por” që Trump e interpretoi si pranim të marrëveshjes.

Kjo u pa si sinjal se Hamasi ishte gati të hiqte dorë nga pengjet e mbetura, në këmbim të ndalimit të luftës.

Diplomatët thonë se brenda vetë Gazës po lind një brez më pragmatik, që kërkon vetëm kushte minimale për mbijetesë.

Sipas analistes Tahani Mustafa, “shumica e palestinezëve duan vetëm të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në tokën e tyre”. 

Çfarë pritet më pas

Një trup teknokratësh i kryesuar nga Trump dhe Tony Blair pritet të marrë drejtimin e përkohshëm të Gazës, deri në zgjedhje të reja palestineze.

Por mbetet e paqartë nëse këto zgjedhje do të sjellin një drejtim të pranueshëm për të gjitha palët.

Ndërkohë, reputacioni i Izraelit është rrënuar ndërkombëtarisht: në botën arabe shihet si kërcënim më i madh se Irani, ndërsa në Europë e Amerikë, protestat kundër veprimeve të tij vazhdojnë.

Dy vite pas 7 tetorit, Gaza mbetet dëshmia e gjallë se diplomacia ndërkombëtare është e paaftë të ndalë një luftë që të gjithë e dinë se nuk mund të fitohet.

Përshtatur nga “The Guardian”, përgatiti ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI