Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Lapsi.al 8 October 2025
Ndërtimet pa leje dhe kompensimi i pronarëve, kush përfiton nga

Qeveria ka miratuar një vendim për kompensimin e pronarëve dhe që sjell gjithashtu përfitime të reja për qytetarët me objekte të legalizuara. Në total është një fond rreth 1.2 miliardë lekë në dispozicion për kompensimin financiar në zbatim të ligjit 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Vendimi është pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të vendosur qytetarin në qendër të reformës së pronësisë, duke i dhënë fund pasigurive të krijuara ndër vite për mijëra familje.

Konkretisht 435 qytetarë, të cilët janë pajisur më parë me vendim legalizimi për objektet e tyre, tani fitojnë të drejtën për të blerë parcelën ndërtimore sipas kuadrit ligjor në fuqi, duke siguruar kështu pronësinë e plotë dhe të ligjshme mbi banesën dhe truallin ku ajo ngrihet.

Nga ana tjetër, 515 pasuri që preken nga ndërtimet pa leje do të kompensohen financiarisht, duke u ofruar pronarëve një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë. Në total, mbi 112 000 m² pasuri të paluajtshme përfshihen në këtë proces kompensimi.

Më konkretisht nga zbatimi i këtij vendimi, qytetarët që kanë ndërtuar shtëpinë e tyre dhe janë pajisur me vendim legalizimi, marrin tashmë mundësinë për të zotëruar plotësisht pronën, pa pasiguri ligjore.

Pronarët e pasurive që preken nga ndërtimet pa leje përfitojnë kompensim të drejtë financiar, duke u dhënë fund konflikteve të zgjatura për pronësinë.

Ky vendim përbën një tjetër hap konkret në drejtim të normalizimit përfundimtar të marrëdhënies së qytetarit me pronën, duke e kthyer procesin e legalizimeve dhe kompensimeve në një mekanizëm real të drejtësisë sociale.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës vijon të zbatojë me përkushtim politikat shtetërore për përmbylljen e proceseve kalimtare të pronësisë, me qëllim që çdo qytetar shqiptar të ketë një pronë të sigurt, të regjistruar dhe të mbrojtur ligjërisht.

Të këshilluara

Gaza, simbol i dështimit të diplomacisë

Dy vite pas shpërthimit të luftës në Gaza, diplomacia ndërkombëtare ndodhet në krizën e saj më të thellë që nga viti 1939. Ndërsa mijëra civilë janë vrarë dhe ...

14:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI