Flash

Debate në seancë, Balla kërkon mbylljen e Kuvendit, Peleshi: 10 minuta pushim

Lapsi.al 9 October 2025
Debate në seancë, Balla kërkon mbylljen e Kuvendit, Peleshi: 10

Debatet e shumta në Kuvend kanë vazhduar ditën e sotme. Për shkak të debateve, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka kërkuar kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës dhe mbylljen e seancës plenare. Ndërkohë që kryeparlamentari Niko Peleshi ka dhënë 10 minuta pushim, në mënyrë që të qetësohej situata.

Taulant Balla: Çfarë është ky mo? Fjala për procedurë merret vetëm një herë. Kanë ndodhur shumë gjëra sot kryetar, keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Kryetar konstatoj që pjesa tjetër e sallës nuk do të që të hyjmë në rendin e ditës. Për pasojë propozoj kalimin në votim të 4 pikave të rendit të ditës. Shqyrtimi i mocionit për debat të kalojë në seancën tjetër. 

Niko Peleshi: 10 minuta pushim për të shpresuar rikthimin në normalitet.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI