Flash

Izraeli dhe Hamasi nënshkruajnë fazën e parë të planit të paqes në Gaza

Lapsi.al 9 October 2025
Izraeli dhe Hamasi nënshkruajnë fazën e parë të planit

Izraeli dhe Hamasi janë dakordësuar për fazën e parë të planit të paqes nga SHBA në Rripin e Gazës. Presidenti amerikan Donald Trump dha njoftimin përmes një postimi në Truth Social. Trump thekson se shumë shpejt do të dorëzohen të gjithë pengjet izraelite dhe se IDF do të tërheqë të gjithë trupat në një vijë të rënë dakord.

“Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar Fazën e parë të Planit tonë të Paqes. Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord, si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë! Kjo është një DITË E MADHE për Botën Arabe dhe Muslimane, Izraelin, të gjitha kombet përreth dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ne falënderojmë ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe Turqia. Ata punuan me ne për ta bërë të mundur këtë Ngjarje Historike dhe të Pashembullt. TË BEKUAR QOFSHIN PAQËBËRËSIT!”, ka shkruar Trump.

IDF do të tërhiqet nga pjesa më e madhe e Rripit të Gazës. Ata do të mbeten vetëm në Rafah brenda 24 orëve të ardhshme. Pengjet e mbetura do të lirohen brenda 72 orëve. Presidenti i SHBA-së zhvilloi një telefonatë me Netanyahun, i cili e ftoi atë në Knesset.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI