Flash

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut, përgjigjia: Njerëz të pështirë!

Lapsi.al 9 October 2025
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut, përgjigjia:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres së Brendshme, Albana Koçiu për mungesën e masave të sigurisë në gjykata, siç u vu re në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit.

Ai theksoi se ngjarja është një dëshmi e qartë e dështimit të sistemit të sigurisë në gjykata dhe e mungesës së përgjegjësisë nga Ministria e Brendshme, duke u shprehur se një gjyqtar nuk duhet të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut për të dhënë vendimin e tij.

Sipas tij, është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë e gjyqtarëve dhe personelit në gjykata, dhe çdo lloj indiference nga autoritetet është e papranueshme.

"Seanca sot duhet të niste dorëheqjen e ministers së brendshme, e paimagjinuaeshme që një gjyqatar të vritet në sallën e gjyqit.

E paimagjinueshme që ministrat të gënjejë që policia e shtëtit nuk ka detyrime që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Kjo çështje nuk mund të kalojë si një çështje dite.

Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit. Ministrja e brendshme duht të japë dorëheqje, Rama të vijë dhe të japë shpjegime se për 3 vite nuk i është përgjigjur kërkesës së organeve të drejtësisë për të shtuar masat e sigurisë me punonjës policie në gjykatat e vendit

Sipas legjislacionit në fuqi, është detyrë e shtetit të garantojë sigurinë në rrugët dhe ambientet e tij. Detyrimi është nxjerrë zbuluar nga KLSH, i cili publikoi korrespondencën me ministrin e Brendshëm, ku kërkohej ndërhyrje për shkak të ngjarjeve që kishin ndodhur në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtarët ishin ndjerë të kërcënuar.

Kjo ngjarje tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar, pas sqarimit dhe reagimit që bëri ministria, ku shprehu se nuk ka punonjës policie që kanë qenë përgjegjës dhe se nuk ka pasur asnjëherë veprim në gjykatë.

Në derën e gjykatës, për hyrje-daljet e individëve në Gjykatën e Apelit është përgjegjës punonjësi i policisë, dhe nuk mundet që një punonjës i armatosur të ndalojë një tjetër punonjës të armatosur që hyn në gjykatë".

Por në përgjigjen që dha Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu i qëndroi idesë së saj se në vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja policia nuk kishte asnjë përgjegjësi.

"është shumë e qartë se kush ka qenë nxitësi i gjuhës së urrejtjes, nxitësi i gjuhës bullizuese që përdoret këtu nga mëngjesi deri në darkë dhe se kush është nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë republikë parlamentare. Me qënë se ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publik. Gjuha e përdorur duke më etiketuar si kur kam gënjyer dhe mashtruar është totalisht në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit. Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot do të ishte në arrest.

Policia e shetit ka kryer veprimet e veta në përputheje të plota ligjore dhe kësaj i qendroj nga mëngjesi deri në darkë.

Përgjegjësë për vrasjen nuk jam unë jeni ju, nga mëngjesi deri në darkë me këtë gjuhe që përdorni dhe më vjen keq se të gjithë qytetarët e kuptojnë këtë. Nuk me intimidon duke më treguar me gishtin. Unë jam një grua në detyrë dhe kjo gjuhë juaja ka krijuar këtë ngarkesë politike. Mos e politizo situatën. Turp të kesh ti nga mëngjesi deri në darke se me aq vite sa ke duhet ta kishe ndryshuar narrativën politike" u shpreh ministrja.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI