Flash

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dyshohet se shkak u bë testamenti i pronarit

Lapsi.al 9 October 2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Dyshohet se shkak u bë testamenti i

Kanë dalë detaje të reja nga hetimet për vrasjen e dyfishtë të së dielës në një kamping në Finikounda të Greqisë, ku njëri prej viktimave ishte një shqiptar. Pista kryesore për krimin mbetet ajo e konflikteve për pasurinë, pasi mediat greke shkruajnë se biznesmeni ia kishte lënë shqiptarit pronën e tij dhe një të afërmi tjetër.

Policia ka dy të dyshuar, teksa testamenti i biznesmenit pritet të hapet ditën e nesërme dhe do ndihmojë hetuesit për të përforcuar dyshimet. Në pyetje u mor edhe nipi i viktimës, që u mbijetoi plumbave dhe për të cilin thuhet se ka dhënë dëshmi kontradiktore gjatë marrjes në pyetje. Sipas të njëjtave burime, dy persona tashmë janë shoqëruar dhe janë të dyshuar, por ende të arrestuar.

I dyti është një 17-vjeçar që u mor në pyetje për disa orë nga autoritetet, pasi ai i njihte të dy viktimat, si pronarin e kampingut ashtu edhe punëtorin shqiptar. Policia e dinte që i riu i përkiste rrethit të tyre të ngushtë, pasi ai ishte shpesh me ta gjatë muajve të verës.

Siç e përshkroi nipi i viktimës, autori dukej të ishte një i ri i moshës 17 deri në 18 vjeç, i cili fliste një greqishte të çalë, kishte flokë biond dhe lëkurë të çelët. Në ditën e vrasjes së pronarit dhe kujdestarit, ai mbante veshur një bluzë me ngjyrë të çelët dhe po ngiste një skuter.

Në pyetje u mor edhe punonjësi i një karburanti, ku kaloi motori i autorit, që dha dëshmi ndryshe, se autori kishte lëkurë të errët dhe jo të çelët. Skuteri i autorit të krimit që ekzekutoi pronarin e kampingut dhe punëtorin shqiptar u gjet nga hetuesit.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet gjetën pamje filmike të kamerave në Kyparissia që regjistruan kalimin e vrasësit, me skenarët që sugjerojnë se zona është ose vendi i fshehjes, ose shtëpia e autorit të krimit. Duhet theksuar se një i dyshuar i dytë u soll për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin. Megjithatë, nipi i pronarit, i cili ishte dëshmitar okular i vrasjes, nuk njohu asnjërin prej tyre, duke rezultuar në lirimin e tyre.

Vrasja e dyfishtë ndodhi natën e së dielës. Sipas hetimeve, autori e pyeti pronarin 68-vjeçar të kampingut dhe një mikun e tij 61-vjeçar nëse kishin një dhomë të lirë.

Kur ata refuzuan, ai nxori armën dhe i qëlloi në zonën e pritjes. Nipi i pronarit të kampingut ishte gjithashtu në vendngjarje në kohën e krimit dhe shpëtoi mrekullisht. Autori qëlloi edhe drejt tij, por nuk arriti ta godiste. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI