Flash

Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas ndarjes nga Brad Pitt:

Lapsi.al 10 October 2025
Angelina Jolie rrëfen dhimbjen pas ndarjes nga Brad Pitt:
Angelina Jolie ka folur hapur për vështirësitë emocionale që përjetoi gjatë ndarjes nga Brad Pitt në një dëshmi të re ligjore, të dorëzuar në gjykatën e Los Anxhelosit, në kuadër të betejës së tyre për pronën e përbashkët në Francë, Château Miraval.

Aktorja deklaron se ndarja nga aktori ishte një periudhë "e vështirë dhe traumatike", si për të ashtu edhe për gjashtë fëmijët që ndanë bashkë: Maddox (24), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19), dhe binjakët Knox dhe Vivienne (17).

“Ngjarjet që çuan në ndarjen time nga ish-burri ishin emocionalisht të vështira për mua dhe për fëmijët tanë,” thuhet në dokumentet e siguruara nga Page Six.

“Pasi kërkova divorcin, ia lashë Brad-it kontrollin dhe banimin e plotë në shtëpitë tona familjare në Los Anxhelos dhe në Miraval, pa kompensim. Shpresoja se kjo do ta bënte më të qetë në marrëdhënien me mua pas një periudhe të vështirë.”

Jolie shpjegoi se që pas ndarjes, as ajo dhe as fëmijët nuk janë rikthyer më në Château Miraval, sepse ajo pronë lidhet me kujtime të dhimbshme.

Ajo shton se menjëherë pas ndarjes filloi të kërkonte një shtëpi të re për veten dhe fëmijët, duke e filluar me një shtëpi me qira për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Brad Pitt ka paditur Jolie për shitjen e pjesës së saj në Château Miraval te kompania Stoli Group pa miratimin e tij, gjë që ai e konsideron si shkelje të marrëveshjes. Jolie nga ana tjetër pohon se nuk kishte nevojë për lejen e tij për ta bërë këtë shitje.

Në dokumentet gjyqësore, ajo shpjegon se e kishte të vështirë emocionalisht të negocionte për shitjen e Miraval, pasi ishte një investim i përbashkët, një vend i shenjtë për familjen e tyre, ku ishin martuar dhe ku kishte lindur fëmijët.

Jolie tani kërkon që Pitt të paguajë $33,000 për shpenzimet ligjore që i janë dashur për t’iu përgjigjur një mocioni të tij për dorëzimin e mesazheve private.

“Jolie, përmes avokatëve të saj, i kërkoi vazhdimisht Pitt-it që të tërhiqte kërkesën. Ai refuzoi. Prandaj kërkojmë që ai të mbulojë shpenzimet,” thuhet në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.

Një burim i afërt me Brad Pitt u shpreh për Page Six se motivi i aktorit është “të sigurojë të ardhmen financiare të fëmijëve të tij,” duke pretenduar se shitja e aksioneve në Miraval dëmton trashëgiminë që ata do të merrnin.

Burimi gjithashtu shton se kjo është një “çështje biznesi komerciale dhe nuk ka lidhje me divorcin,” duke sugjeruar se Jolie po përdor justifikime për të shmangur procesin ligjor të zbulimit të dokumenteve.

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI