Flash

Çfarë thotë Berisha për deklaratën e Flor Binajt se nuk do të dalë me të në fushatë

Lapsi.al 10 October 2025
Çfarë thotë Berisha për deklaratën e Flor Binajt se

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi, teksa dha një deklaratë të fortë në “Top Story”, kur u shpreh se nuk do të dalë në fushatë as me Sali Berishën dhe as me drejtues të tjerë të partive opozitare.

Binaj shtoi se nuk ka folur ende me Berishën, teksa ka kërkuar që të ketë bashkëpunime vetëm me grupe pune për fushatën.

“Nuk do të dal me asnjë kryetar në fushatë as me Berishën. Nuk do të shoqërohem në fushatë, i kam kërkuar të sjellin grupe punë por me asnjë kryetar partie opozite. Edhe tek fleta e votimit do të jetë kandidat i pavarur, do e kërkojmë në KQZ këtë”, tha Binaj.

Ndërkohë në konferencën e sotme për mediat, Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë distancim që kërkon Binaj dhe ai e ka pranuar këtë duke shpjeguar se kjo është normale për kandidatët e pavarur.

"E përshëndes plotësisht këtë deklaratë. Ka një rrymë të cilët vërtetë nuk realizojnë dot dallimin midis kandidatit të pavarur të mbështetur nga parti politike dhe kandidatit jo partiak të propozuar nga partitë politike, ky i fundit është kandidat i partisë politike.

Kandidati që kandidon në mënyrë të pavarur dhe partitë politike vendosin të mbështesin, nëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarë e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.

Ai nuk është kandidat i propozuar nga ne as i partive opozitare jo partiak, por i pavarur që partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin" u shpreh Berisha.

Në të shkuarën, Binaj nuk e ka pasur problem të shfaqet publikisht në aktivitete partiake me Edi Ramën apo duke shpërndarë supe me Erion Veliajn për të moshuarit, por po e ndan veten menjëherë nga krerët e partive opozitare, kur sapo ka marrë mbështetjen e tyre për të qenë kandidat për kryetar bashkie i Tiranës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI