Flash

Gjykata rrëzon padinë e Drake për këngën “Not Like Us”

Lapsi.al 10 October 2025
Gjykata rrëzon padinë e Drake për këngën “Not

Një gjykatë federale në Nju Jork ka hedhur poshtë padinë e reperit kanadez Drake kundër shtëpisë diskografike Universal Music Group (UMG), në lidhje me këngën e Kendrick Lamar, “Not Like Us”.

Padia e Drake, e ngritur në janar 2025, akuzonte UMG për shpifje dhe përfshirje në publikimin dhe promovimin e një kënge që e etiketonte atë si "pedofil" dhe bënte thirrje për “veprime të dhunshme” kundër tij.

Megjithatë, më 9 tetor 2025, gjykatësja Jeannette Vargas vendosi të rrëzojë çështjen, duke deklaruar se kënga ishte pjesë e një “beteje të zjarrtë rap-i”, dhe nuk përmbante deklarata faktike që mund të konsiderohen shpifje.

“Edhe pse akuza se [Drake] është pedofil është padyshim serioze, konteksti i një beteje rap me gjuhë nxitëse dhe ofendime të ndërsjella nuk do të bënte një dëgjues të arsyeshëm të besonte se ‘Not Like Us’ përçon fakte të verifikueshme”, shkroi gjykatësja Vargas në vendimin e saj.

Në këngën “Not Like Us”, e cila u publikua në maj 2024 në kulmin e konfliktit mes dy reperëve, Kendrick Lamar i referohet Drake si një “pedofil i certifikuar” dhe përmend se ai duhet të jetë “nën vëzhgim të lagjes”.

Në performancën e Super Bowl LIX në shkurt 2025, ku morën pjesë rreth 127.7 milionë shikues, fjala “pedofil” ishte hequr nga teksti i transmetuar, por Lamar hodhi një shikim dukeqeshur në kamera kur tha:

“Say, Drake, I hear you like 'em young” (“Thuhet, Drake, që të pëlqejnë të rejat”).

Drake pretendoi në padi se UMG jo vetëm që lejoi publikimin e këngës, por e përdori për ta bërë virale, duke dëmtuar rëndë imazhin e tij.

Ai deklaroi se “asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie me të mitura dhe nuk është akuzuar apo dënuar ndonjëherë për ndonjë akt kriminal”.

Megjithatë, UMG e quajti padinë “të pavend dhe fyese ndaj lirisë artistike”. Në një deklaratë për revistën PEOPLE, UMG tha:

“Kjo padi nuk duhej të pranohej kurrë. Jemi të kënaqur me hedhjen poshtë të saj nga gjykata dhe vazhdojmë të mbështesim karrierën e Drake.”

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI