Flash

Nga reality-show në kinema: Kylie Jenner bën debutimin si aktore

Lapsi.al 10 October 2025
Nga reality-show në kinema: Kylie Jenner bën debutimin si aktore

Kylie Jenner, do të debutojë në rolin e saj të parë kinematografik në filmin e ri të studios A24, të titulluar The Moment.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja Charli XCX, e cila është edhe bashkëskenariste, producentja dhe aktore kryesore në film. Në një video të postuar më 9 tetor në Instagram, Charli, 33 vjeçe, zbuloi se do të ndante skenën me Jenner, 28 vjeçe, në një film që bazohet në një ide origjinale të sajën.

Regjinë e filmit do ta bëjë Aidan Zamiri, ndërsa skenarin e ka shkruar së bashku me Bertie Brandes. Muzika e filmit do të vijë nga producenti A. G. Cook.

Videoja promovuese, e shoqëruar me këngën hit "I Love It" nga Icona Pop dhe Charli XCX, zbulon edhe pjesën tjetër të kastit të pasur, ku përfshihen: Rosanna Arquette, Kate Berlant, Jamie Demetriou, Rachel Sennott, Arielle Dombasle, Rish Shah, Alexander Skarsgård. Po ashtu, në film do të marrin pjesë edhe Hailey Benton Gates, Trew Mullen, Shygirl, Isaac Powell dhe Michael Workéyè.

Sipas Deadline, The Moment ndjek historinë e një ylli në ngritje të muzikës pop (luajtur nga Charli XCX), e cila përballet me presionet e famës dhe industrisë muzikore teksa përgatitet për debutimin e saj në një turne madhor.

Charli XCX do të jetë edhe producente e filmit përmes kompanisë së saj Studio365, në bashkëpunim me 2AM dhe producentë të tjerë ekzekutivë.

 

 

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI