Flash

Nicole Kidman rrëfen sfidat pas ndarjes nga Keith Urban

Lapsi.al 10 October 2025
Nicole Kidman rrëfen sfidat pas ndarjes nga Keith Urban

Nicole Kidman, ka folur së fundmi për mënyrën se si ka mësuar të përballojë momentet e vështira të jetës.

Në një intervistë për Harper's Bazaar, e realizuar në bashkëpunim me markën e bukurisë Clé de Peau Beauté, Kidman ndalet tek procesi i plakjes, përvoja jetësore dhe mençuria që vjen me vitet.

Intervista u publikua pas lajmit për ndarjen e saj nga bashkëshorti prej 19 vitesh, këngëtari i muzikës country, Keith Urban. Nicole, 58 vjeçe, është shprehur se ndjehet mirënjohëse për gjithçka që ka përjetuar, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.

“Ndërsa plakem, dua të ndaj dhe të përcjell atë që kam mësuar,” u shpreh ajo.

“Kam parë shumë, kam përjetuar shumë dhe kam mbijetuar shumë. Dua të ndaj atë dituri dhe përvojë – merrni çfarë t’ju vlejë.”

Aktorja e filmit të ardhshëm Babygirl u shpreh se ndjehet me fat që ka mbijetuar si grua, si aktore dhe si producente.

“Pjesa më e mirë e plakjes janë përvojat që ke grumbulluar dhe ndërgjegjësimi që, pavarësisht gjithçkaje,do t’ia dalësh,” tha ajo.

“Sado e dhimbshme apo e vështirë të jetë një situatë, ekziston gjithmonë një rrugë përmes saj.”

Kidman theksoi se përballja me dhimbjen është e pashmangshme:

“Duhet ta ndjesh atë. Nuk mund ta mpish. Do të ndihesh sikur je i thyer, por nëse ecën ngadalë dhe butësisht — edhe nëse kërkon shumë kohë — ajo kalon.”

Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë dy vajza së bashku dhe aktorja ka paraqitur kërkesën për divorc më 30 shtator në Nashville, duke përmendur “mospërputhshmëri të papajtueshme”.

Në një intervistë për Vogue në fund të gushtit, Kidman dukej se e parashikonte ndarjen:

“Sa herë duhet të mësojmë që mendojmë se e dimë se ku po shkon jeta… dhe pastaj ajo merr një drejtim krejt tjetër?”

Të këshilluara

Francia Raisa sqaron raportin me Selena Gomez

Francia Raisa, 37 vjeç, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është në konflikt me këngëtaren Selena Gomez, të cilës i dhuroi një veshkë në vitin 20...

20:14

Offset pranon tradhtinë ndaj Cardi B

Reperi Offset, ka pranuar se gabimet dhe tradhtia e tij çuan drejt përfundimit të lidhjes shtatëvjeçare me Cardi B. Gjatë një interviste në programin “Baby, ...

18:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI