Flash

Celibashi: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët

Lapsi.al 11 October 2025
Celibashi: Asnjë kandidat opozitar s’ka tërhequr formularët

Kandidatët e pavarur që mbështeten nga opozita për zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashkitë që janë pa kryetar, duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës së tyre, si e vetmja formë që të regjistrohen në zgjedhje.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për Report TV se deri më tani, asnjë nuk është paraqitur në KQZ dhe bën thirrje që të vijnë të marrin formularin.

“Kandidati i pavarur duhet të marrë firma mbështetëse nga jo më pak se 1 % e zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri më tani nuk kemi asnjë kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Komitete Nismëtare apo kandidatë të pavarur që përfaqësohen nga këto Komitete Nismëtare për tu regjistruar si i tillë për zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera”, - tha Celibashi.

Ndonëse kandidatët e Matit, Cërrikut, Beratit, Vlorës dhe Tepelenës mund ta bëjnë këtë që tani, Florjan Binaj në Tiranë, nuk mund ta nisë mbledhjen e mbi 7000 firmave, pasi KQZ nuk i jep formularët zyrtarë për sa kohë pas vendimit të Kushtetueses, pezulloi të gjitha procedurat për kryeqytetin.

“Për Tiranën, aktualisht, askush nuk mund t’i mbledhë nënshkrimet sipas formularit që duhet t’i vendosë në dispozicion KQZ, dokument sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, as nuk mund të plotësojnë dhe as ta dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, u shpreh kreu i KQZ.

Këtë sfidë nuk e kanë 5 kandidatët socialistë për kryebashkiakë të cilët për shkak se mbështeten nga Partia, mund të regjistrohen lehtësisht.

FIRMAT E NEVOJSHME SIPAS BASHKIVE

TIRANË 7 200

VLORË 1 719

BERAT 822

CËRRIK 388

MAT 291

TEPELENË 127

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI