Flash

Manaj, shqiponjë në Leskovac: Shqipëria mposht 0-1 Serbinë dhe sheh Playoff-in

Lapsi.al 11 October 2025
Manaj, shqiponjë në Leskovac: Shqipëria mposht 0-1 Serbinë

Shqipëria triumfon në Leskovac me golin e Rey Manaj, duke mposhtur 0-1 Serbinë në ndeshjen vendimtare për vendin e dytë. Nuk ishte pjesa e parë më elektrizuesja. Por Shqipëria e teknikut Sylvinho ishte e organizuar dhe mbajti larg presionin fillestar të Serbisë.

Njeriu më i rrezikshëm në 3-5-2 e Stojkovic ishte Dusan Vlahovic që në harkun e katër minutave frikësoi dy herë Strakoshën. Bllokoi në dy kohë portieri goditjen e juventinit në minutën e 26’, kaloi ngjitur me shtyllën tentativa e minutës së 30’, i vetëm në qendër të zonës.

Nga Shqipëria kishte më tepër administrim, me lojën e përqendruar nga e majta, ku Mitaj e Uzuni e bënin lojën fluide. Broja nuk ndezi, por mesfusha e prapavija qëndronin, në pritje të asaj goditje që shpresonte Sylvinho e që erdhi në minutën e parë shtesë.

Manaj shleu gabimin e penalltisë së humbur në ndeshjen e parë duke mposhtur Petrovic. Festë me shqiponjë para pankinës serbe, si përgjigje e thirrjeve të vazhdueshme “Kosova është Serbi”.

Serbia e shtoi presionin pas rifillimit dhe me Mitrovic (53’) e Pavlovic (67’) provuan pa sukses të thyenin prapavijen e kuqezinjve. Sylvinho freskoi ekipin me Hoxhën për Brojën, në kërkim të administrimiit të rezultatit.

Një mbrojtje me dhëmbë e një goli historik, nje goli që e dergon Shqipërinë në vendin e dyte nje grupin K, atë që të çon në playoff. Në Leskovac u shkrua historia, me ngjyra kuqezi: asnjëherë më parë Shqipëria nuk e kishte mundur Serbinë në fushë Deri sot.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI