Flash

Abdixhiku: LDK prin në 12 komuna, pas 12 vitesh jemi të parët në Prishtinë

Lapsi.al 12 October 2025
Abdixhiku: LDK prin në 12 komuna, pas 12 vitesh jemi të parët

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti po prin në 12 komuna, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në Pejë pret që fitoren t’ia sigurojnë Gazmend Muhaxherit votat e diasporës, ndërsa ka uruar Përparim Ramën për fitore në Prishtinë.

“LDK sonte shpall fitoren. Në Pejë është 49%, presim qe me votat e diasporës të kaloje 50%. Urojme fituesin e garës kryesore ne keto zgjedhje, Përparim Ramën. Një konferencë e fitores së madhe të LDK-së.

Me këtë proces jemi fitues të gjithë qytetarët e Kosovës. LDK konfirmon se ka fituar ose prin në 12 komuna. Urojmë Përparim Ramën në Prishtinë. Pas 12 vitesh LDK është partia e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal.

Ky kthim i yni është shenjë e një punë të madhe të Përparimit. Sipas rezultateve nga numërimi i rreth 70% të votave nga komisionerët tanë 36% është Përparim Rama, 32% Hajrulla Çeku dhe 26% është Uran Ismaili. LDK prin edhe në Viti, Obiliq dhe prin në Dragash ndërsa ëshrë në balotazh në Fushë Kosovë, Suhareke, Gjilan dhe Rahovec" - tha Abdixhiku. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI