Flash

Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike në disa komuna të vendit

Lapsi.al 12 October 2025
Haradinaj: AAK ka shënuar fitore historike në disa komuna të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka vlerësuar procesin zgjedhor të suksesshëm dhe demokratik, raporton Ekonomia Online. “Jam i lumtur që mund të konstatoj se Kosova ka pasur një proces të suksesshëm zgjedhor,” - u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Aleanca ka arritur rezultate të larta në disa komuna të vendit, duke e cilësuar këtë si një “fitore historike”.

“Po ashtu dëshiroj t’ju informoj se, në bazë të informatave që kemi nga KQZ, Aleanca ka zhvilluar një fitore historike për faktin se ka një fitore më bindëse. Në Suharekë kemi fitore bindëse, në Rahovec, në Gjakovë, në Deçan, në Klinë, dhe po ashtu ekziston mundësia që gara të luhet në raundin e dytë,” tha ai.

Haradinaj theksoi se AAK-ja ka garuar në 25 komuna për kryetarë dhe në 28 komuna për asamble komunale, duke theksuar se partia ka shënuar rritje të numrit të asamblistëve.Ai falënderoi komisionerët, vëzhguesit dhe qytetarët që e mbështetën partinë në këtë proces.

“Dëshiroj t’i falënderoj komisionerët dhe vëzhguesit dhe i ftoj të gjithë që të vazhdojnë këtë proces kaq të mirë. Faleminderit të gjithëve që na kanë votuar,” përfundoi Haradinaj. /Ekonomia Online

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI