Flash

Kujdes! Nga nesër ndalohen skuterat elektrikë dhe monopatinat

Lapsi.al 12 October 2025
Kujdes! Nga nesër ndalohen skuterat elektrikë dhe monopatinat

Ditën e hënë, ministria e Brendshme do të ndërmarrë një operacion për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elektrike.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja  Albana Koçiu e cila bëri sot publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike.

Ministrja Koçiu u shpreh se “kemi marrë një sërë ankesash nga qytetarësh rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë por edhe për vetë përdoruesit e tyre. Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

Ministrja Koçiu theksoi se “sot i kam kërkuar policisë së shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.

“Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore duhet ta kenë të qartë të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve.

“Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë do të qartësojmë një herë e përgjithmonë se cilat janë korsitë rrugë apo hapësira ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar.  Deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator interesi publik dikton një ndërhyrje të mëhershme”, u shpreh ministrja.

Ministrja e përmbylli fjalën duke theksuar se “Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë, Franca Italia Gjermania në rajon Maqedonia e Veriut kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm”.

“Ne do të analizojmë praktikat më të mira evropian dhe do të marrim masat e nevojshme në interes të gjitha palëve të përfshira”, u shpreh Koçiu.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI