Flash

23-vjeçari nga Shqipëria kapet me 200 kilogram kokainë në shtëpinë e tij në Romë

Lapsi.al 13 October 2025
23-vjeçari nga Shqipëria kapet me 200 kilogram kokainë në

Në shtëpinë ku jetonte një 23 vjeçar shqiptar në Romë u gjetën 200 kilogramë kokainë, një sasi që sipas mediave italiane do të kishte sjellë afërsisht 16 milionë euro në xhepat e krimit të organizuar vendas. Droga, e ndarë në 191 blloqe me logo të ndryshme, që arrinin në afërsisht 8,000 doza gati për konsum dhe shitje, u gjetën në shtëpinë e 23-vjeçarit me origjinë shqiptare, së bashku me një pistoletë, municione dhe afërsisht 30,000 euro.

Apartamenti i të riut rezultoi të ishte një bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e substancës. I riu u arrestua menjëherë ndërsa TgCom raporton se zbulimi ndodhi pasi karabinierët e ndaluan të riun për një kontroll, por ata patën dyshime për sjelljen e tij. Në çantën e tij të shpinës, ata gjetën një shumë të madhe parash, të cilat nuk mund të justifikoheshin, pasi, pas hetimit, 23-vjeçari rezultoi i papunë. Prandaj, u mor vendimi për të kontrolluar shtëpinë.

Sipas karabinierëve, droga, e shënuar me një shenjë të veçantë për secilin lloj, kishte për qëllim të mbushte rrugët e Romës, me të ardhurat që do të shkonin për të financuar aktivitete të mëtejshme të paligjshme nga bandat kriminale. Për më tepër, arma ishte e vjedhur sqaroi policia e Romës. Për të shmangur zbulimin gjatë transportimit dhe shitjes së kokainës, i riu, i cili u dërgua në burgun e Rebibbias, përdori një makinë të pajisur me një bagazh të fshehtë, i cili hapej me një kod./TgCom

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI