Flash

Guvernatori Sejko: Është cënuar pavarësia e Bankës së Shqipërisë

Lapsi.al 13 October 2025
Guvernatori Sejko: Është cënuar pavarësia e Bankës

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë është cenuar”. Kështu është shprehur guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Sejko ka bërë një deklaratë të pazakontë, duke shprehur shqetësimin për cenimin e pavarësisë së institucionit që drejton.

Gjatë raportimit vjetor për punën e BSH-së, ai u shpreh se gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme që kanë ndikuar në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese.

“Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, shpesh herë ka element që ndikojnë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë. Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”, tha Sejko.

Guvernatori Sejko nuk është ndalur më tej në detaje konkrete lidhur me natyrën apo dhe origjinën e presioneve në adresë të BSH.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI