Flash

Katy Perry dhe Justin Trudeau zyrtarizojnë lidhjen

Lapsi.al 13 October 2025
Katy Perry dhe Justin Trudeau zyrtarizojnë lidhjen

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau janë fotografuar në momente të afërta dhe romantike në një jaht luksoz pranë brigjeve të Santa Barbarës, sipas fotove të publikuara nga Daily Mail më 12 tetor.

Në pamjet e publikuara, Perry, 40 vjeç, dhe Trudeau, 53 vjeç, shihen duke u përqafuar dhe puthur, ndërsa në një prej fotove, Trudeau shihet duke e përqafuar nga pas këngëtaren, ndërsa shijonin lundrimin.

Thashethemet për një romancë mes Perry dhe Trudeau nisën në korrik, kur të dy u panë duke shëtitur një qen dhe më pas duke darkuar së bashku në restorantin "Le Violon" në Montreal.

Vetëm një muaj më parë, Perry kishte konfirmuar ndarjen nga i fejuari i saj, aktori Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë 5-vjeçare, Daisy Dove Bloom.

Nga ana tjetër, Trudeau ishte ndarë nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.

Vetëm dy ditë pas takimit të tyre në korrik, Trudeau u pa në koncertin e Perry-t në Montreal, pjesë e turneut të saj “Lifetimes Tour”, duke nxitur edhe më shumë spekulimet për një lidhje romantike.

Një burim nga Kanadaja tha për revistën PEOPLE në gusht se dyshja kishin krijuar një “lidhje të menjëhershme”, megjithëse ritmi i marrëdhënies është i ngadaltë për shkak të angazhimeve personale.

“Ata janë të interesuar për njëri-tjetrin, por do të duhet kohë për të parë se ku do të shkojë kjo lidhje,” – u shpreh burimi.

“Ajo është duke udhëtuar nëpër botë, ndërsa ai është ende duke kuptuar jetën e tij pas dorëheqjes si kryeministër. Por ka tërheqje mes tyre.”

Burimi gjithashtu theksoi se ndarja e detyrimeve prindërore mes ish-partnerëve të tyre u lejon më shumë fleksibilitet për të parë njëri-tjetrin, megjithëse distanca mbetet një sfidë.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërko...

10:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI