Flash

Taylor Swift së shpejti dokumentar për “Eras Tour”

Lapsi.al 13 October 2025
Taylor Swift së shpejti dokumentar për “Eras Tour”

Taylor Swift ka njoftuar publikimin e një dokumentari të shumëpritur me gjashtë episode për turneun e saj rekordthyes “Eras Tour” – dhe po, përfshin shumë skena romantike me të fejuarin e saj,  Travis Kelce.

Lajmi u bë i ditur gjatë emisionit “Good Morning America” të hënën, ndërsa vetë Swift ndau edhe trailerin e dokumentarit në profilin e saj në Instagram.

“Erdhi fundi i një epoke dhe ne e dinim,” shkruan këngëtarja 35-vjeçare në postim. “Donim të kujtonim çdo moment që na çoi drejt kulmimit të një kapitulli kaq të rëndësishëm dhe intensiv të jetës sonë, ndaj lejuam kamerat të na ndiqnin nga afër – dhe të filmonin edhe shfaqjen e fundit të turneut në tërësinë e saj.”

Në trailerin emocionues, Swift shihet duke përqafuar dhe puthur Travis Kelce gjatë një koncerti. Në një moment tjetër, Kelce shfaqet duke e mbajtur në krahë këngëtaren gjatë provave për debutimin e tij në skenën e “Eras Tour”, që ndodhi në qershor 2024.

Dokumentari i titulluar “The Eras Tour | The Final Show” përfshin gjithashtu të gjithë setlist-in e albumit të saj të fundit “The Tortured Poets Department”, si dhe dy episodet e para të serisë me titull “The End of an Era”, që do të transmetohen në platformën Disney+ më 12 dhjetor 2025.

Në dokumentar shfaqen edhe emra të njohur si Sabrina Carpenter, e cila ishte pjesë e shumë koncerteve të Swift, si dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë Gracie Abrams dhe Ed Sheeran.

Fansat do të kenë mundësinë të shohin momente shumë personale nga jeta në turne e këngëtares: nga momentet në backstage, ushtrimet fizike, veshjet me bluza të ekipit Kansas City Chiefs, takimet me prindërit e saj Scott dhe Andrea Swift, deri tek momentet intime në hotel ku ajo heq grimin, porosit ushqim në shtrat dhe firmos 2000 CD në një natë.

Turneu “Eras Tour” ka qenë një fenomen global që zgjati nga marsi 2023 deri në dhjetor 2024, duke thyer rekorde të të ardhurave dhe pjesëmarrjes. Gjatë kësaj kohe, Taylor publikoi dy albume të reja (The Tortured Poets Department dhe The Life of a Showgirl) dhe ribotoi albumet “Speak Now (Taylor’s Version)” dhe “1989 (Taylor’s Version)”.

Të këshilluara

Jennifer Aniston gati për Broadway?

Në një intervistë  me Harper’s Bazaar, Jennifer Aniston ka rrëfyer se një nga ëndrrat e saj është të debutojë në Broadway një ditë. "Nuk kam bërë aktrim në t...

19:14

Ndahet nga jeta aktorja Diane Keaton

Diane Keaton ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i familjes për revistën People, duke shtuar se familja kërko...

10:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI