Flash

Trajneri i Izraelit Ben Shimon ulërin në dhomat e zhveshjes: “Ngrini kokën, ngrijeni”

Lapsi.al 13 October 2025
Trajneri i Izraelit Ben Shimon ulërin në dhomat e zhveshjes:

Pas humbjes së rëndë ndaj Norvegjisë, Ben Shimon e bëri veten të ndihet në dhomat e zhveshjes. Trajneri i kombëtares së Izraelit ngriti zërin për të përkëdhelur (shkundur) lojtarët përballë sfidës së ardhshme ndaj Italisë. Përzgjedhësi dëshiron të rishikojë shpirtin e treguar në përballjen e parë mes dy përfaqësueseve, kur Kombëtarja fitoi 5-4 në një takim spektakolar. Një shpërthim shumë i fortë, në përpjekje për të parandaluar dhe shmangur figura të shëmtuara në një përballje ku izraelitët luajnë shanset e fundit të kualifikimit.

Trajneri i Izraelit shpërthen në dhomat e zhveshjes pas kolapsit kundër Norvegjisë

Është e pamundur të mos pranohet sa e dobët ishte paraqitja e Izraelit ndaj Norvegjisë: “Morëm pak goditje. Pak kritika që na takojnë, dhe po punojmë mbi to”. Megjithatë nuk duhet harruar sa mirë bëhej me Italinë në raundin e parë: “Një muaj më parë luajtëm një ndeshje të pabesueshme kundër Italisë. Sot gjërat nuk shkuan, që nga fillimi. Janë gjëra që ndodhin në futboll. Një çast, dëgjoni. E di sa jeni të trishtuar. Sot kërkoj dy gjëra, si Kombëtare e Izraelit”.

Ben Shimon, dy kërkesa për Izraelin

Këtu Ben Shimon ngriti zërin për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve: “Një: secili të shikojë brenda vetes. Mos shikoni tani se çfarë do të bëjë tjetri. Shikoni secili veten. Ne jemi stafi, dhe ju jeni lojtarët. Gjëja e dytë: dëgjoni një çast. Kemi një ndeshje pas tri ditësh kundër Italisë, në Itali. Nuk kemi kohë, asnjë minutë, as një minutë, për t’u bërë të dëshpëruar. Do të analizojmë, do të punojmë. Sot kemi qenë shumë të dobët. Ata ishin në një nivel tjetër. Sot morëm një leksion futbolli. Pranojmë këtë leksion për jetën, a është mirë? Ndoshta po, morëm një goditje, por morëm edhe një leksion të madh futbolli”.

Dhimbja dhe zhgënjimi janë të forta, por duhet të ecim përpara: “Mund të humbasim një ndeshje, ju e kam thënë, por nuk duhet të humbasim veten. Kemi një rrugë të gjatë përpara. Do të dimë të pranojmë të marrim pak goditje”. Pranoni kritikat dhe rifilloni, duke u kthyer tek ajo që u bë mirë kundër italianëve: “Qendrojmë të bashkuar. Një muaj më parë përqafonim njëri-tjetrin, ndihej mirë pas ndeshjes me Italinë, mirë si Kombëtare. Sot morëm një shuplakë, kemi bërë një hap pas. Do të vazhdojmë përpara. Nuk humbasim as procesin as rrugën tonë. Besoni, do të vazhdojmë me të gjitha forcat. Këdo që do të jetë i fortë, do të jetë me ne në këtë rrugë. Të fortët na çojnë përpara në rrugë”.

Në përfundim, decibelët ngrihen sërish nga trajneri izraelit që tani kërkon përgjigje: “Ngrini kokën. Ngrini kokën, ju ndaj tyre. Ngrini kokën. Nuk ka mbaruar. Pas disa ditësh jemi në Itali”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI