Flash

Deschamps i tërbuar me arbitrin pas barazimit në Islandë-Francë: “Duket sikur flenë”

Lapsi.al 14 October 2025
Deschamps i tërbuar me arbitrin pas barazimit në

Didier Deschamps nuk e fshehu zemërimin e tij pas barazimit zhgënjyes 2-2 të Francës kundër Islandës në Rejkjavik. Dominues, por të ndëshkuar për gabimet e tyre të rralla, “Bleus” panë përpjekjet e tyre të shkonin dëm për shkak të një gjykimi që trajneri e konsideroi të diskutueshëm. Tekniku i Francës i qortoi lojtarët e tij për një qëndrim tepër sipërfaqësor, veçanërisht në golin e barazimit, por gjithashtu shpërtheu edhe ndaj arbitrit. Ai ankohet për një shtytje ndaj Koné dhe pa asnjë filtër iu drejtua fillimisht skuadrës së tij, e më pas arbitrit.

“Ishim në epërsi 2-1, dhe ajo që më zemëron është mënyra si e pësuam golin e dytë: ishim të hapur, të vendosur lart në fushë, edhe pse sapo kishim shënuar – shpjegon Deschamps. – Ishim të pozicionuar keq. Ndoshta u relaksuam tepër, por kjo nuk duhet të ndodhë me ne.” Më pas ai flet për gjyqtarin e ndeshjes: “Në golin e parë, Koné pësoi faull. Ndonjëherë, duket sikur flenë… U morën disa vendime për gabime të vogla, ndoshta edhe sepse këtu ambienti mund ta ketë ndikuar. Ai gol i parë mund të ishte anuluar”.

Lexo më tej: Mbappé driblon gjashtë kundërshtarë dhe shënon një gol monstruoz me Francën: videoja

Deschamps pranon dominimin e Francës dhe shpreh keqardhje që nuk arritën ta siguronin menjëherë kualifikimin për Botëror: “Kemi pasur kontroll të madh të lojës – shton ai. – Islandezët goditën dy herë në portë dhe shënuan dy gola. Nuk bëmë mjaftueshëm në pjesën e parë.” Më pas, dikush e pyet në konferencë shtypi nëse ky barazim i papritur ishte edhe për shkak të mungesave: “Nuk mund të zëvendësosh lojtarë që kanë bërë shumë gjëra, që kanë pozicionet e tyre, me një të rënë të gishtit.”

Për momentin, kualifikimi megjithatë duket ende në arritje: “Na mungon vetëm ajo fitore, po bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjet. Kundërshtarët ishin me cilësi të lartë. Janë ndeshje të nivelit të lartë; mund ta kishim fituar edhe pa i dominuar plotësisht.” Aktualisht, Franca ndodhet në vendin e parë në renditje me 10 pikë, tre më shumë se Ukraina e vendit të dytë me 7. Në ndeshjet e ardhshme të nëntorit, “Bleus” nuk duhet të gabojnë ndaj së njëjtës Ukrainë në shtëpi dhe më pas kundër Azerbajxhanit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI